Bota

SHBA jep 10 milion dollarë shpërblim për këdo që jep informacion për personat që…

6 Gusht 2020, 08:36 Nga DOSJA
SHBA jep 10 milion dollarë shpërblim për këdo që jep

SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do të japin shpërblim 10 milionë dollarë për këdo që jep informacione për njerëzit që ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale në nëntor të këtij viti, duke u angazhuar në veprimtari të caktuara kriminale kibernetike. Lajmin për shpërblimin e ka dhënë  sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo.

“SHBA po ofron një shpërblim deri në 10 milion dollarë për informacione që çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e çdo personi, i cili, duke vepruar në drejtimin ose nën kontrollin e një qeverie të huaj, ndërhyn në zgjedhjet e SHBA-së duke u angazhuar në aktivitete të caktuara kriminale në internet.” tha Pompeo.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka akuzuar Rusinë  duke thënë se kjo e fundit ka ndërmarrë një fushatë shumë të sofistikuar dezinformimi.  Njoftimi i Pompeos aktivizion një praktikë të vjetër amerikane që ndiqte keqbërësit nëpërmjet shpërblimeve.

Burimi: .france24

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mike pompeo zgjedhjet presidenciale ne amerike mike pompeo zgjedhjet presidenciale ne amerike

Sondazh

Poll