Bota

157 të vdekur dhe 5 mijë të plagosur nga shpërthimi në Bejrut, qytetarët shpërthejnë ndaj qeverisë: Ne udhëhiqemi nga

6 Gusht 2020, 07:48 Nga DOSJA
157 të vdekur dhe 5 mijë të plagosur nga shpërthimi në

LIBAN– 157 viktima dhe mbi 5000 të plagosur, ky është bilanci i viktimave të shpërthimit të 2.7 mijë ton nitrat natriumi në Bejrun të Libisë. Edhe pse të tronditur nga shpërthimi dhe nga dëmet e shkaktuara, qytetarët nuk e kanë “ulur zërin” por kanë zgjedhur që të shprehin revoltën e tyre ndaj qeverisë së vendit.

Qytetarët pretendojnë se është qeveria ajo që shkaktoi shpërthimin, për shkak të pakujdesisë. Sipas tyre, nga autoritetet përkatëse ka pasur paralajmërime të shumta lidhur me rrezikun që i kanosej vendit por zyrtarët kishin zgjedhur që ta anashkalonin çdo paralajmërim. 

Ditën e djeshme qeveria njoftoi se një numër i zyrtarëve të portit janë në prangosur dhe janë vendosur në “arrest shtëpie” pasi po hetohen lidhur me rastin e anijes “Rhosus” me flamur moldav që solli në vend substancën e nitratit të amonit. “Rhosus” hyri në portin e Bejrutit pasi pësoi probleme teknike gjatë udhëtimit të tij nga Gjeorgjia për në Mozambik dhe më pas u braktis nga pronarët e saj për të “ngecur” prej vitesh aty.

Në disa letra të publikuara nga mediat e huaja, përfaqësues nga dogana i kanë shkruar qeverisë të paktën 6 herë nga 2014 deri në 2017 duke kërkuar udhëzime se çfarë do të bënin me këtë sasinë e mbetur në vendin e tyre. Megjithatë mbetet ende mister se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Sipas autoriteteve vendase nuk përjashtohet as mundësia që të jenë një sulm terrorist, por deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër shpërthimin e ndodhur. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi i fuqishem ne bejrut shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll