Bota

Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Papa Françesku: Të lutemi për Libanin, për viktimat dhe familjet e tyre

5 Gusht 2020, 13:52 Nga DOSJA
Shpërthimi tragjik në Bejrut/ Papa Françesku: Të lutemi

LIBAN-Shpërthimi tragjik që ka tronditur ditën e djeshme Libanin ka shokuar edhe botën mbarë, ndërsa deri më tani janë shënuar 100 viktima dhe më shumë se 4 mijë të plagosur.

Sa i përket kësaj situate ka reaguar edhe Papa Françesku, ku u ka bërë thirrje njerëzve të luten për Libanin, pas shpërthimit vdekjeprurës të ditës së djeshme.

“Dje në Bejrut, afër portit, pati shpërthime masive duke shkaktuar dhjetëra vdekje, duke plagosur mijëra dhe duke shkaktuar shkatërrim serioz. Le të lutemi për viktimat, për familjet e tyre dhe le të lutemi për Libanin, në mënyrë që, përmes përkushtimit të të gjithë elementëve të tij shoqërorë, politikë dhe fetarë, të përballojë këtë moment jashtëzakonisht tragjik dhe të dhimbshëm dhe me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, të kapërcejë krizën e rëndë që po përjeton.”- u shpreh Papa sot nga biblioteka e Pallatit Apostolik në Vatikan.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi:  vaticannews

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota papa françesku shperthimi ne liban papa françesku shperthimi ne liban

Sondazh

Poll