Bota

Shpërthimi tragjik në kryeqytetin libanez/ Franca dërgon tre aeroplanë me shpëtimtarë dhe pajisje mjekësore në Bejrut

5 Gusht 2020, 13:24 Nga DOSJA
Shpërthimi tragjik në kryeqytetin libanez/ Franca dërgon tre

LIBAN– Qeveria franceze ka nisur të paktën  tre aeroplanë me shpëtimtarë, pajisje mjekësore dhe një klinikë të lëvizshme në Bejrut ditën e sotme, pas shpërthimit tragjik gjatë pasdites së të martës.

Dy aeroplanët e parë ushtarakë kanë në bord 55 anëtarë nga ekipi i kërkim- shpëtimit së bashku me 25 tonë pajisje sanitare dhe një klinikë të lëvizshme e cila është në gjendje të trajtojë 500 persona.

“Dymbëdhjetë punëtorë të tjerë të urgjencës do të dërgohen së shpejti “për të dhënë ndihmë në spitalet e kryeqytetit të Libanit.”- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Një avion i tretë humanitar privat do të dërgohet pasditen e kësaj  të mërkure në Liban nga Franca. Do të sjellë personelin mjekësor në Bejrut. Marseja,qyteti nga ku do të largohet avioni,  po dërgon katër mjekë, tre infermierë dhe dy zjarrfikës detarë.

Bejruti është kthyer në një qytet fantazmë, pasi ditën e djeshme në kryeqytetin Libanez, ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Shkak i kësaj katastrofe është bërë shpërthimi i 2,750 ton nitrat amoniumi që ishin ruajtur në një mënyrë të pasigurt në një depo për plot gjashtë vite. Deri më tani raportohet për 100 viktima dhe mbi 4 mijë të plagosur. Ndërkohë nën rrënoja ndodhen edhe shumë persona të tjerë.  Presidenti i Libanit, Michel Aoun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthimi ne liban shperthimi ne liban

Sondazh

Poll