Bota

Sa i sëmurë është Papa Benedikti XVI?

5 Gusht 2020, 06:14 Nga DOSJA
Sa i sëmurë është Papa Benedikti XVI?

Duke iu referuar Georg Gänswein, sekretarit personal të Benediktit të XVI, zyra e shtypit të shtetit të kishës shkruan: “Gjendja shëndetësore e ish-Papës nuk jep shkas për t’u shqetësuar – pavarësisht moshës së thyer të 93 vjeçarit, i cili po e përballon një fazë akute të një sëmundjeje me dhimbje, por jo serioze.”

Në këtë mënyrë Vatikani reagoi ndaj një njoftimi të gazetës “Passauer Neue Presse”. Kjo gazetë shkruante, se Benedikti pas një udhëtimi në Regensburg në qershor është sëmurur rëndë. Joseph Ratzinger, sikurse është emri i Emeritus Papës, udhëtoi për t’i qendruar pranë në ditët e fundit të vëllait më të moshuar. Georg Ratzinger i vëllai i tij, ndërrroi jetë pak pas largimit të Benediktit, në fillim të korrikut në moshën 96 vjeçare.

Benedikti vuan nga një herpes në fytyrë e shkaktuar prej viruseve, tha biografi i papës Peter Seewald. Ai e ka takuar 93 vjeçarin fundjavën e kaluar për t’i dorëzuar atij librin e nxjerrë në qarkullim në maj “Benedikti i XVI – Një jetë”. Seewald e përshkruan ish-kreun e Kishës Katolike si mjaft të brishtë. Ndonëse ai është i kthjellët në mendime dhe në kujtesë, zëri i tij është mjaft i dobët.

Si vendin e prehjes së tij Benedikti, sipas Seewald, ka varrin e të shenjtit Papa Gjon Palit të II në kriptën e Katedrales së Shën Pjetrit. Me këtë paraardhës ai ndihet mjaft i lidhur. Sarkofagu i të shenjtit Papa Gjon Pali i II ndërkohë do të vendoset në nderim në një kishëz anësore të katedrales.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni papa benediktit i xvi papa benediktit i xvi

Sondazh

Poll

Bota 4 Gusht 2020, 16:05

LIBAN- Pasditen e sotme kryeqyteti libanez, Bejrut është tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, ku për pasojë kanë vdekur 50 persona dhe janë  plagosur 2750 të tj...