Bota

Shpërthimi i fuqishëm në Liban/ Pamje prekëse, guvernatori se përmban dot veten, shpërthen në lot: Katastrofë!

5 Gusht 2020, 06:22 Nga DOSJA
Shpërthimi i fuqishëm në Liban/ Pamje prekëse, guvernatori

LIBAN– Shteti i Libanit është në zi, pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bejrut. Deri më tani autoritetet vendase kanë njoftuar se kanë humbur jetën 78 viktima dhe ndërkohë janë plagosur mbi 4 mijë të tjerë. Pamje të trishta janë  publikuar nga vendi ngjarjes ndërsa është raportuar se qindra persona janë shtruar në spital sakaq të gjithë agjensitë shtetërore kanë dalë në terren pasi situata është tejet e rëndë.

Nga kjo ngjarje është prekur e gjithë bota ndërsa zyrtarët e lartë të shtetit të Libanit janë shokuar nga tragjedia e ditës së djeshme.

Pak orë më parë gurvenatori i Bejrutit teksa po fliste për situatën ka shpërthyer në lot. Marvan Abud këtë katastrofë e ka krahasuar me sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki që kanë ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. Teksa përreth tij shiheshin rrënoja ai ka konfirmuar se janë zhdukur dhe 10 zjarrëfikës ndërsa dhe shumë të tjerë po merren për të gjetur të zhdukurit dhe për të ndalur zjarrin.

 

Beirut governor is literally crying while talking about the explosions, who likens them to Nagasaki and Hiroshima attacks pic.twitter.com/YPHqd1Sq2d

— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) August 4, 2020

“Po i kërkojmë, në këto momente 10 prej tyre konsiderohen të zhdukur. Duket sikur ajo çfarë ka ndodhur në Japoni në Hiroshima dhe Nagasaki. Kjo ma kujton atë ngjarje. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë nacionale”, ka thënë Abud për mediat pa i mbajtur dot lotët.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota marvan abud shperthimi ne liban marvan abud shperthimi ne liban

Sondazh

Poll

Bota 5 Gusht 2020, 06:14

Sa i sëmurë është Papa Benedikti XVI?

Duke iu referuar Georg Gänswein, sekretarit personal të Benediktit të XVI, zyra e shtypit të shtetit të kishës shkruan: “Gjendja shëndetësore e ish-Papës ...

Bota 4 Gusht 2020, 16:05

LIBAN- Pasditen e sotme kryeqyteti libanez, Bejrut është tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, ku për pasojë kanë vdekur 50 persona dhe janë  plagosur 2750 të tj...