Bota

ILO: Moment historik në luftën kundër shfrytëzimit të fëmijëve

5 Gusht 2020, 06:12 Nga DOSJA
ILO: Moment historik në luftën kundër shfrytëzimit të

Të gjitha vendet anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) ratifikuan konventën kundër formave më të rrezikshme të punës së fëmijëve. Në historinë 101-vjeçare të kësaj agjencie të OKB kjo ishte marrëveshja e parë që u ratifikua nga të gjithë anëtarët. Shteti i vogël ishull në oqeanin Paqësor Tonga ishte vendi i fundit që iu bashkua marrëveshjes.

Drejtori i përgjithshëm i ILO-së, Guy Ryder u shpreh për një sinjal të fortë për të mbrojtur mirëqenien e fëmijëve. Konventa u miratua në vitin 1999. Sipas saj punë të rrezikshme, si puna në miniera nëntokësore janë të ndaluara për të miturit, sikurse edhe skllavëria, puna me detyrim, trafikimi i qenieve njerëzore, shfrytëzimi seksual ose përdorimi për konflikte të armatosura. Sidoqoftë në zbatimin e këtyre rregullave ka zbrazëtira të konsiderueshme.

Shkaku kryesor: varfëria

ILO vlerëson se në gjithë botën punojnë sot 152 milionë djem dhe vajza, 73 milion syresh në profesione që përbëjnë një kërcënim të veçantë për shëndetin dhe zhvillimin e tyre fizik. Arsyeja kryesore është, se prindërit nuk janë në gjendje ta mbajnë familjen vetëm me punën e tyre.

Që nga fillimi i mijëvjeçarit shumë vende kanë miratuar ligje kundër formave më të egra të punës së fëmijëve dhe sipas ILO-s deri në vitin 2016 numri i të miturve të prekur kishte rënë me 40 përqind. Kombet e Bashkuara duan t’i japin fund punës së fëmijëve të çdo forme deri në vitin 2025. Sidoqoftë pandemia e Coronës kërcënon t’i prapësojë përparimet: ILO paralajmëron që puna e fëmijëve mund të shtohet përsëri.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ilo ilo

Sondazh

Poll

Bota 4 Gusht 2020, 16:05

LIBAN- Pasditen e sotme kryeqyteti libanez, Bejrut është tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, ku për pasojë kanë vdekur 50 persona dhe janë  plagosur 2750 të tj...