Bota

4 Gusht 2020, 16:05 Nga DOSJA

LIBAN- Pasditen e sotme kryeqyteti libanez, Bejrut është tronditur nga shpërthimi i fuqishëm, ku për pasojë kanë vdekur 50 persona dhe janë  plagosur 2750 të tjerë.  Në videot e publikuara nga mediat e huaja pamjet nga Bejruti janë shokuese. Dëgjohen njerëz që bërtasin pas shpërthimit të jashtëzakonshëm, ndërkohë vendi është përfshirë nga flakët dhe tym i dendur.

Sipas informacioneve paraprake  thuhet  se shpërthimi ka ndodhur në zonën e portit të qytetit ku është edhe një fabrikë fishekzjarresh. Mësohet se si shkak i shpërthimit ka njerëz që ecin rrugëve të mbuluar me gjak.

Ky shpërthim i madh që ka goditur kryeqytetin libanez,  vjen përpara aktgjykimit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në 2005.  Ndërkohë raportohet edhe për një shpërthim  të  dytë të mundshëm në  rezidencën Hariri në qytet.

Ministri i shëndetësisë në Liban ka folur për shumë lëndime dhe dëme të mëdha. Hamad Hassan,  tha se qindra persona janë plagosur nga shpërthimi. Ndërkohë guvernatori i Beirutit, Marwan Abboud, ka njoftuar se pas shpërthimit janë zhdukur 10 zjarrfikës.

Gjithashtu nga shpërthimi ndërroi jetë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Kristiane Kataeb, Nazar Najarian. Situata në spitale është kaotike, teksa mjekët përpiqen të mjekojnë një dyzinë me të plagosur. 

Gjenerali i Përgjithshëm i Sigurisë, Abbas Ibrahim, ka hedhur poshtë tezën, se shpërthimi ka ndodhur nga fishekzjarret.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.

Burimi: METRO 

A.C/G.SH./Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bejrut shperthimi i fuqishem ne bejrut bejrut shperthimi i fuqishem ne bejrut

Sondazh

Poll