Art&Argëtim

Stilisti gay i jep fund beqarisë, Rita Ora me urim të veçantë (FOTO)

9 Prill 2019, 08:38 Nga DOSJA
Stilisti gay i jep fund beqarisë, Rita Ora me urim të

Në një festë madhështore në New York, Marc Jacobs dhe partneri i tij Charly Defrancesco kurorëzuan dashurinë e tyre.

Në dasmë pati detaje të pahasura ndonjëherë. Pati montazhe të videove prekëse nga momente të çiftit gjatë lidhjes së tyre. Gjithashtu të ftuarit u veshën me ‘hoodie’ të personalizuara nga çifti. Kafshët me domethënie ishin një tjetër detaj i dasmës.

Pinguinët ishin detaji që tërhoqi vëmendjen. Të dy partnerët kishin vendosur një bizhu pinguini në qemerin e pantallonave të tyre dhe me një domethënie të madhe. Pinguinët janë kafshët më besnike. Çiftëzohen vetëm njëherë në jetë.

E gjithë mbrëmja ishte e mirëorganizuar me të gjitha detajet dhe të ftuarit VIP ishin të shumtë. Mund të përmendim këtu stilistë të tjerë të famshëm, të Miu Miu-t, Prada-s por edhe personazhë të tjerë showbiz-i si Naomi Campbell, Lil Kim, Kate Moss, Gigi Hadid, Bella Hadid etj.

Por, duhet përmendur që ndër të ftuarit VIP ishte dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora.

“Urime këtyre njerëzve të mrekullueshëm….faleminderit për këtë natë të paharruar. Përfundimisht e ndjeva dashurinë.”-shkruan Rita Ora në Instagram.

Marrë dhe përshtatur nga: ELLE

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dasmë luksoze marc jacobs martohet stilisti gay dasmë luksoze marc jacobs martohet stilisti gay

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 9 Prill 2019, 07:20

Surprizon bashkëshorten, Florjan Binaj: Jam xheloz

Aktori i njohur Florian Binaj ka qenë i ftuari i radhës në ‘Kurthin e Piter Pan’ dhe sigurisht që nuk i ka shpëtuar edhe pyetjeve në lidhje me bashkëshorten e t...