Aktualitet

Marrëdhënie seksuale me dhunë me 17-vjeçaren, pranga 20-vjeçarit nga Durrës

4 Gusht 2020, 12:45 Nga DOSJA
Marrëdhënie seksuale me dhunë me 17-vjeçaren, pranga

DURRËS– Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit pasi akzuohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur, 17 vjeç. I riu me iniciale N.B., është arrestuar në flagrancë nga efektivët.

NJOFTIMI I PLOTË:

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një të ri pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzim ndaj te mitures ne durres durres abuzim ndaj te mitures ne durres durres

Sondazh

Poll