I ati në kërkim, flet deputeti Klajdi Qama: Do flasim pasi të njihemi me hetimet, lajmin e mora vesh nga mediet
4 Gusht 2020, 11:26Nga DOSJA
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Klajdi Qama ka deklaruar se për shpalljen në kërkim të babait të tij, do të flasë pasi të njihet me hetimet. Ai ka theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë nga lajmi që po qarkullon në media.
“Lajmin e mora vesh nga mediet. Çdo gjë është e pavërtetë, presim mbylljen e hetimeve. Do flasim pasi të njihemi me hetimet. “, u shpreh ai për Report Tv.
Ky reagim i tij vjen pasi mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit njoftoi se ka shpallur në kërkim 61-vjeçarin Selim Qama, pasi është pronari i një firme që nxirrte pllaka dekorative në mënyrë të jashtëligjshme në Malin e Tomorrit. 61-vjeçari vijonte aktivitetin ndërkohë që licenca e subjektit që ai drejtonte ishte pezulluar. Po kështu, uniformat blu bënë me dije se është arrestuar bashkëpunëtori e tij në biznes, 26-vjeçarin me inciale D.L dhe punëtori i firmës, 40 vjeçarin me iniciale S.K.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularqt për të deklaruar pasurinë 7 personave të dënuar. Subjekt i OFL-së janë: Nikollaq Sina...
Banorët e Martaneshit ankohen se projektet energjetike mbi lumin Mat kanë shkatërruar ekosistemin dhe i kanë lënë pa ujë për të vaditur tokat e tyre gjatë verës...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruarse ka filluar përgatitja për të përballuar situatën e vjeshtë-...
TIRANË: 55-vjeçari me iniciale P.L ka rënë nga lartësia teksa ishte duke punuar në një kaniter ndërtimi në Tiranë. Policia bën me dije se punëtori n...
Fushë-Krujë/Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët në fshatin Kullasë të Fushë-Krujës një sipërfaqe prej më shumë se 5 hektarë tokë e pyllëzuar. Siç...
MAT-Policia në Mat ka parandaluar përshkallëzimin e një konfliti në familje. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 22-vjeçari A.D cili ka godit...