Aktualitet

Vrasja e 71-vjeçarit dje në Fushë Prezë, flet shoku i Abdullah Budllës: Pija kafen me të çdo mëngjes, s’di të ketë p

4 Gusht 2020, 09:24 Nga DOSJA
Vrasja e 71-vjeçarit dje në Fushë Prezë, flet shoku i

TIRANË-  Flet shoku i Abdullah Budllës, një ditë pas vrasjes së taksistit 71-vjeçar në Fushë Prezë. Ai është shprehur se Budllën e kishte mik prej kohësh dhe nuk kishte marrë vesh asnjë të dhënë se 71-vjeçari mund të kishte ndonjë konflikt.

“Fëmijët i punojnë jashtë shtetit. Nuk di të kenë pasur ndonjë konflikt si familje. E pinim kafen çdo mëngjes bashkë. Abdullai kishte një makinë dhe bëntë punë taksisti. Familja e Abdullait, vëllezërit, babai kanë qenë shembullor nuk kanë pasur asnjë konflikt në fshat, të paktën këtu jo,”-u shpreh ai.

Sa i përket dy djemve që jetojnë në Itali, miku i viktimës ka treguar se ata janë larguar nga vendi prej më shumë se 20 vitesh, megjithatë nuk kishte dëgjuar kurrë nga shoku i tij për konflikte me ta.

“Me sa di unë, se unë jam i vjetër 74 vjeç dhe kam marrëdhënie shoqërore me vëllanë e tij, ka dy fëmijë i ka jashtë dy djemtë dhe vajzën dhe një djalë e ka këtu. Kanë qenë familje shembullore. Kanë shumë vite që djem janë jashtë, mbi 20”, u shpreh miku i Abdullait.

Paditen e djeshme, Abudlla Budlla, 71 vjeç me profesion taksist është gjetur i vrarë jashtë makinës së tij në Fushë Prezë. Në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij ishte shtënë disa herë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abdullah budlla te shtena me arme ne fushe preze vritet abdullah budlla abdullah budlla te shtena me arme ne fushe preze vritet abdullah budlla

Sondazh

Poll