Aktualitet

Berat/ Kirurgu i infektuar me COVID-19, niset me urgjencë drejt Tiranës, bëhet keq nga diabeti

4 Gusht 2020, 11:28 Nga DOSJA
Berat/ Kirurgu i infektuar me COVID-19, niset me urgjencë drejt

BERAT– Mbyllet për t’u dezinfektuar reparti i Kirurgjisë në Berat. Kjo pasi një prej kirugëve, një 40-vjeçar është infektuar nga pandemia e koronavirusit.

40-vjeçari i identifikuar si Eno Qano është transportuar me urgjencë drejt spitalit Infektiv pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar për shkak të diabetit. Ndërkohë të gjithë punonjësit e repartit do t’i nënshtrohen testimit për të parë nëse janë infektuar nga kolegu i tyre.

Nuk dihet ende se ku është infektuar mjeku kirurg. Pritet që rasti i tij të konfirmohet sot në përditësimin e shifrave të COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë. 

Ditën e djeshme u shënuan 6 viktima dhe 101 të infektuar nga koronavirusi. Sipas Ministrisë, incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banorë, ndërsa incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet berat eno qano koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi berat eno qano koronavirusi ne berat koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll