Zhvillohet dëgjesa publike me inxhinierët për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Tiranë
4 Gusht 2020, 12:28Nga DOSJA
TIRANË– Tërmeti i 26 nëntorit të shkuar ka prekur shumë rëndë zonën e Kombinatit në Tiranë, duke nxjerrë të pabanueshme disa pallate, për këtë arsye Bashkia e Tiranës ka organizuar sërish një dëgjezë publike për deklaratat e inxhinierëve mbi pallatet e dëmtuara.
Bashkia e Tiranës organizon dëgjesën e radhës për pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Njësitë 7, 8 dhe 9 Bashkia e Tiranës zhvilloi sot dëgjesën e radhës me inxhinierët për pallatet e Njësive Nr. 7, 8 dhe 9, ku qytetarët patën mundësi të ndjekin në mënyrë transparente analizën e thelluar të ekspertëve për dëmtimin që këto ndërtesa kanë pësuar gjatë tërmetit të 26 nëntorit.
Nga analiza rezultoi se 3 nga këto pallate kanë pësuar dëme tepër të rënda, ku kostoja e ndërhyrjes e tejkalon vlerën nëse këto godina do të rindërtoheshin nga e para. Ndaj, ekspertët propozuan prishjen e këtyre objekteve për t’u rindërtuar nga e para. Ndërsa, për 6 objekte të tjera është kërkuar ripërforcimi dhe rikonstruksioni i tyre. Më konkretisht nga analiza e ekspertëve të ndërtimit rezultoi se:
– Pallati nr.136/1, Rruga e Kavajës (Njësia administrative nr.7)”, do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 48 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.
– Pallati nr. 415/1, Rr. “Ferit Xhajko”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 74 % të vlerës nëse do bëhej i ri.
– Pallati Nr. 26, Rr. “Fortuzi” (Njësia administrative Nr.9)”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 106 % të vlerës nëse do bëhej i ri – Pallati Nr.1, Shkalla 1, Ap.20, Rr. “Karl Gega” (Njësia administrative Nr.9), )”, do të duhet të demolohet dhe të ndërtohet nga e para, pasi kostoja e ndërhyrjes arrin në 71 % të vlerës nëse do bëhej i ri.
– Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto“, Objekti 1 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 47 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.
– Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto“, Objekti 2 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 43 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.
– Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto“, Objekti 3 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 53 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.
– Pallati Nr. 74, Rruga "Memo Meto“, Objekti 4 do të duhet të ripërforcohet dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 47 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.
– Pallatet Klara, Rr. “Sejdini” (Njësia administrative Nr.9)”, do të duhet të ripërforcohet
dhe të rikonstruktohet. Kostoja e ndërhyrjes shkon 37 për qind e vlerës nëse do të rindërtohej.
Ashtu sikurse premtoi kryebashkiaku Erion Veliaj, prej disa ditësh Bashkia e Tiranës po mban dëgjesa publike me ekspertë dhe inxhinierë, të cilët japin vlerësimet nëse një godinë e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit ka nevojë të përforcohet apo do të duhet të ndërtohet nga e para.
Minatorët si Lazier, blejnë licencën për të kërkuar tanzanit, por gërmimet e paligjshme dominojnë veçanërisht pranë minierave në pronësinë e kompanive të mëdha. Në 2017, presidenti Magufuli, urdhëroi ushtrinë të ndërtonte një mur 24 km të gjatë përreth një miniere që besohet se është edhe i vetmi burim në botë i tanzanitit. Një vit më vonë, qeveria raportoi një rritje të të ardhurave në sektorin minerar dhe ia atribuoi rritjen ndërtimit të murit.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LEZHË– Vazhdon zjarri në kodrat e Molungut mes Lezhës dhe Mirditës. Në zonë ka më shumë se 3 javë që kanë nisur vatrat e zjarrit, të cilat kanë djegur masi...
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose e njohur ndryshe si SPAK ka dërguar për hetim në GJKKO, Astrit Beqirin...
TIRANË- DOSJA.al ka siguruar pamje nga strehimi në Shqipëri i terroristit, Komron Zukurov, i cili do të ekstradohet drejt Gjermanisë. Në fotot e siguruara ...
SHKODËR- Mesditën e sotme ka ndodhur një sherr mes disa personave dhe një polici para gjykatës së Rrethit në Shkodër. Disa qytetarë kanë kapur me forcë pol...
BERAT– Mbyllet për t’u dezinfektuar reparti i Kirurgjisë në Berat. Kjo pasi një prej kirugëve, një 40-vjeçar është infektuar nga pandemia e koronavirusit...
KUKËS– Nuk kanë të ndalur zjarret në vend. Një vatër e re është aktivizuar edhe në Kukës, në varrezat e fshatit Shtiqen.Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al...
TIRANË- Deputeti i opozitës së re, Klajdi Qama ka deklaruar se për shpalljen në kërkim të babait të tij, do të flasë pasi të njihet me hetimet. Ai ka theks...
TIRANË– OFL (Operacioni Forca e Ligjit) u ka dërguar formularqt për të deklaruar pasurinë 7 personave të dënuar. Subjekt i OFL-së janë: Nikollaq Sina...
Banorët e Martaneshit ankohen se projektet energjetike mbi lumin Mat kanë shkatërruar ekosistemin dhe i kanë lënë pa ujë për të vaditur tokat e tyre gjatë verës...