Aktualitet

Shpërthim me eksploziv në Elbasan, i vendoset lëndë plasëse lokalit të ish-futbollistit Toçi, nuk ka persona të lënduar

4 Gusht 2020, 05:22 Nga DOSJA
Shpërthim me eksploziv në Elbasan, i vendoset lëndë

ELBASAN- Shpërthim me eksploziv në Elbasan. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 03:00 ka ndodhur një shpërthim me eksploziv në lokalin “Truth”, që ndodhet në qendër të qytetit të Elbasanit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se lokali, ku u vendos eksplozivi është në pronësi të ish-futbollistit, Mateo Toçi. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale, pasi shpërthimi ka ndodhur në pjesën e jashtë të lokalit.

Nuk dihen aryset e kësaj ngjarjeje. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, kohët e fundit Elbasani është kthyer në një pikë qendrore të përplasjes së bandave. Disa ditë më parë u vranë dy të rinj, Florian Lamçe edhe Regis Runaj. Sakaq, pak javë më parë u gjet i vrarë një i ri tjetër, Emiljano Ramazani.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lëndë plasëse lokalit truth shpërthim me eksploziv në elbasan lëndë plasëse lokalit truth shpërthim me eksploziv në elbasan

Sondazh

Poll