Bota

Koronavirusi në Kosovë/ Shënohen 7 viktima të tjera, konfirmohen 250 raste të reja

4 Gusht 2020, 06:24 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kosovë/ Shënohen 7 viktima të tjera,

KOSOVË- Koronavirusi është përhapur gjerësisht edhe në Kosovë. Ditë e djeshme, ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi se janë shënuar edhe 7 viktima të reja. Kështu, deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën nga COVID-19 256 persona.

Sipas shifrave të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 454 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 250. Kjo e çon në 9049 numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirusi në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4989. Në vend, raportojnë autoritetet janë 3804 raste aktive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll