Bota

Zbuloi probleme në sistemin e sigurisë së medias / Njihuni me kosovarin që shpëtoi BBC nga rreziku

4 Gusht 2020, 06:32 Nga DOSJA
Zbuloi probleme në sistemin e sigurisë së medias / Njihuni me

BRITANI- Eksperti i sigurisë kibernetike, Florian Kunushevci, me origjinë kosovare  i cili është ekspert i sigurisë kibernetike tashmë është renditur në  listën e personave të cilët  kanë identifikuar  rreziqet në sistemin e sigurisë të medias prestigjoze  BBC.

Këtë gjë ai e ka arritur nëpërmjet programit VDP, i cili ka ëpr qëllim të identifikojë dobësitë për sa i përket sigurisë kibernetike dhe ndihmon në korrigjimin e problemeve para se ato të shfrytëzohen nga pala e hakerëve. Kështu ai ka  mundur që të identofikojë tek media britanike BBC

Lajmi u bë i ditur nga Kunushevci, përmes një njoftimi në Facebook, i cili është shprehur se problemi tashmë është zgjidhur dhe se është mirënjohës që tashmë është pjesë e listës ‘Acknowledgment’

“Pas raportimit të dobësive në aspekt të sigurisë kibernetike drejt televizionit Britanik BBC jam mirënjohës për ‘Acknowledgment’ dhe një bluze në shenjë mirënjohjeje që është ende në proces e sipër. Problemi i raportuar është rregulluar”, shkroi Kunushevi në llogarinë e tij.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bbc florian kunushevci bbc florian kunushevci

Sondazh

Poll