Aktualitet

Zjarri në pyllin e Semanit i pakontrollueshëm, Ushtria dhe Bashkia e Fierit bashkë në terren

3 Gusht 2020, 19:25 Nga DOSJA
Zjarri në pyllin e Semanit i pakontrollueshëm, Ushtria dhe Bashkia e

FIER– Vijon aktive vatra e zjarri që ka përfshirë pyllin e Semanit. Bashkia e Fierit është angazhuar me gjithë strukturat e saj dhe ka lokalizuar vatrat me anë të dronit, si edhe ka ardhur në ndihmë ushtria por ende flakët nuk janë vënë nën kontroll.

Deri më tani janë djegur 20 hektarë në pyllin e Semanit, ndërkohë që temperaturat e larta duket se po favorizojnë flakët.

Shqipëria prej ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Në Rubik prej dy ditësh ka vatra zjarri në fshatin Molung. Po ashtu edhe në grykën e Qafë-Thanës, janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, lis dhe gështenja. Problematike situata shfaqet edhe në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, kodrat e fshatit Hurmovë në Gjirokastër, majën e zezë në Velipojë, si dhe në malin e Shëngjinit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pylli i semanit shqiperia ne flake pylli i semanit shqiperia ne flake

Sondazh

Poll