Aktualitet

U shpërfill për çështjen e tij, qytetari i nxehur thyen xhamin e prokurorisë së Tiranës dhe rreh sekretarin, prangoset ng

3 Gusht 2020, 10:00 Nga DOSJA
U shpërfill për çështjen e tij, qytetari i nxehur thyen

TIRANË- Një 39-vjeçar, i identifikuar me inicialet K.SH., ka thyer xhamin e derës kryesore në Prokurorinë e Tiranës mesditën e të hënës pasi nuk kishte marrë informacion për çështjen ku ishte kallëzues. Agresori ka pritur për disa orë pa përgjigje dhe më pas ka vepruar vetë, duke marrë një gur dhe duke thyer xhamin. Gjithashtu i riu nuk ka dalë nga godina edhe pa qëlluar sekretarin e Prokurorisë, 62-vjeçarin me iniciale K.M.

Ai është arrestuar nga Policia dhe është dërguar për veprime të mëtejshme në Komisariatin nr.3. I riu akuzohet për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sulmi tek prokuroria e tiranes sulmi tek prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll