Bota

“Do na vendosin çipa me anë të vaksinës/ Profesori nga Kosova: Kjo është një teori konspirative, COVID-19 është i rre

3 Gusht 2020, 09:16 Nga DOSJA
“Do na vendosin çipa me anë të vaksinës/ Profesori

KOSOVË- Profesori nga Kosova,  Lul Raka ka dalë kundër të gjithë atyre që nuk besojnë në ekzistencën e COVID-19. Ai shprehet se është konspirative teoria se me anë të vaksinave do të na vendosin çipa. Raka thekson i prerë se virusi ekzison dhe është shumë i rrezikshëm.

“Ata që thonë se iu vendosin çipa për t’i kontrolluar dhe se koronavirusi nuk ekziston. Po kush janë ata që me iu vendos çipa. Kujt i duhet me ditë se çka bojnë ata që me i kontrollu. Absolutisht kurrkushi. E askujt s’i intereson e as nuk ka interes që me e ditë çka bojnë ata persona. Kjo çështja e çipave e teorive tjera konspirative është për keqardhje. Virusi ekziston dhe madje është shumë i rrezikshëm. Duhet secili prej nesh të ketë kujdes”, shprehet profesori.

Më herët mikrobiologu ka deklaruar se rastet e reja me COVID-19 në Kosovë shtojnë frikën për një mbingarkesë në spitalet e vendit. Sakaq, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike çdo ditë kryen rreth 400 deri në 500 teste për Covid, prej të cilave një numër shumë i lartë dalin pozitiv me virus.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove lul raka koronavirusi ne kosove lul raka

Sondazh

Poll