Bota

Koronavirusi po “gjunjëzon” botën, shkon mbi 692 mijë numri i viktimave nga Covid-19

3 Gusht 2020, 08:06 Nga DOSJA
Koronavirusi po “gjunjëzon” botën, shkon mbi 692 mijë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 4,813,647 të infektuar dhe janë shënuar 158,365 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi.

Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 47,746 , ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 274 pacientë me Covid-19.
Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë. Deri më tani numërohen 94,130 viktima dhe 2,733,677 milionë të infektuar.

Edhe Rusia po përballet me raste të shumta të pacientëve me koronavirus, ku në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 5.394 raste të reja, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 14,207.

Ndërkohë në Kinë janë rikthyer sërish rastet e reja me Covid-19. Deri më sot Kina numëron 4.634 viktima dhe 84,428 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit, ku në 24 orët e fundit raportohen 43 raste të reja.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 35,154 viktima dhe në Francë 30,265, ndërsa qeveria ka vendosur të lehtësojë masat e izolimit, sakaq në Spanjë kanë humbur jetën 28,445.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll