Bota

U akuzua se nuk u karantinua pas testit/ Avdullah Hoti: U izolova që të dielën, sapo doli përgjigjia e bëra publike

3 Gusht 2020, 07:31 Nga DOSJA
U akuzua se nuk u karantinua pas testit/ Avdullah Hoti: U izolova që

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas akuzave të deputetes nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, se ai nuk e ka respektuar protokollin dhe nuk është izoluar pas testimit. Nëpërmjet një postimi në Facebook,Hoti thotë është testuar të dielën rreth orës 16:00 dhe se menjëherë është izoluar.

“Edhe pse nuk kam pas asnje shqetesim serioz, me paraqitjen e nje kolle te lehte te dielen, bashkepunetoret me rekomanduan te testohem. Testimin e kam bere te dielen rreth ores 16.
Ne momentin qe jam testuar, jam izoluar ne pritje te rezultatit, pasi keshtu eshte protokolli i rekomanduar nga mjeket. Sapo e kam marre rezultatin, e kam bere publik. Kushdo qe deklaron ndryshe nuk e thote te verteten.“, shprehet Hoti.

Lajmin se është infektuar nga COVID-19 e dha mbërmjen e djeshme vetë kryeministrit i Kosovës. Hoti  tha se  ka bërë testin dhe rezulton pozitiv, por gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Kreu i qeverisë së Kosovës  theksoi se do të vijojë të jetë në izolim për dy javët në vazhdim dhe nuk ka shenja, por vetëm një kollë të lehtë

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti me covid avdullah hoti avdullah hoti me covid

Sondazh

Poll