Sport

Ish-futbollisti i shpresave vishet bardheblu, Tirana zyrtarizon afrimin e ri

2 Gusht 2020, 13:35 Nga DOSJA
Ish-futbollisti i shpresave vishet bardheblu, Tirana zyrtarizon afrimin e ri

TIRANË– Tirana bën një tjetër goditje në merkato, duke afruar Ardit Tolin. 23-vjeçari, i cili ka luajtur deri tani vetëm në Greqi, ka firmosur për një sezon me të drejtën e rinovimit dhe për një edicion tjetër.

Ai u prezantua sot në ambientet e klubit bardheblu i shoqëruar nga menaxheri i tij Drini Caushi. Ish-kapiteni i Shqipërisë U-21 (Shpresa) do të mbulojë vendin e lënë bosh nga Albi Doka. Pas Albion Avdijajt, Toli është blerja e dytë e Tiranës.

NJOFTIMI I KF TIRANA

Klubi i Futbollit Tirana njofton afrimin e lojtarit Ardit Toli. Mbrojtësi i djathtë ka arritur dakordësinë dhe pas kryerjes së gjithë analizave të nevojshme është tashmë pjesë e bardhebluve për sezonin e ri. Menjëherë pas nënshkrimit të kontratës, 23 vjecari pritet të vihet nën urdhërat e trajnerit Egbo për t’u stërvitur bashkë me skuadrën. I urojmë suksese me fanellën e re. #identitetitirona

 E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ardit toli superiore tirana ardit toli superiore tirana

Sondazh

Poll

Sport 2 Gusht 2020, 13:15

KOSOVË– Qeqa Krelani, komentatorja e njohur sportive në Kosovë, është nga ato që ndjekin me shumë interes  edhe kampionatin shqiptar të futbollit. Gazetarj...