Sport

Conte “kunj” dhe shpërthen ndaj drejtuesve të Interit: Presidenti është në Kinë, klubi zero mbrojtje ndaj meje dhe loj

2 Gusht 2020, 10:08 Nga DOSJA
Conte “kunj” dhe shpërthen ndaj drejtuesve të Interit:

MILANO-Edhe pse mund të ishte disi më i lumtur në mbrëmjen e djeshme duke qenë se Interi i tij fitoi ndaj Atalantës dhe e mbylli kampionatin në vendin e dytë, një pikë pas Juventusit, sërish trajneri Antonio Conte ishte i pakënaqur. Por, këtë herë tekniku e kishte me klubin teksa në intervistë është shprehur se ndaj tij ka pasur zero mbrojtje po ashtu edhe ndaj lojtarëve. Ndërkaq, ka shtuar edhe se presidenti është në Kinë dhe kjo nuk i ka pëlqyer.

“Unë do të bëj vlerësimet e mia. Vlerësime teknike? Jo në përgjithësi. Për ne ka qenë një vit i vështirë në të gjitha pikëpamjet, edhe personale. Sapo mundën, nisën kritikat. Nuk më ka pëlqyer sjellja ndaj lojtarëve, por edhe ndaj meje. Nuk është njohur puna ime, dhe puna e djemve. Kam gjetur mbështetje skarco nga ana e klubit. Absolutisht zero.

Duhet folur edhe me presidentin, por ai është në Kinë. Nuk më pëlqen kur njerëzit ikin nga makina, duhet qëndruar si në moment pozitive ashtu edhe në ato negative. Këtu te Interi nuk është kështu, më vjen keq ta them.” Përfundon Antonio Conte.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter steven zhang antonio conte inter steven zhang

Sondazh

Poll