Politike

Konservatorët dhe Reformatorët Europianë kundër ndryshimeve kushtetuese, thirrje Ramës: Qëndroji marrëveshjes së 5 qersh

1 Gusht 2020, 12:10 Nga DOSJA
Konservatorët dhe Reformatorët Europianë kundër ndryshimeve

BE-Partia e Koservatorëve dhe Reformatorëve Europianë ECR ka dënuar me forcë miratimin e ndryshimeve kushtetuese në parlament. Sipas ECR, veprimi i njëanshëm i Ramës, për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë dhe rekomandimeve të OSBE.

Koservatorët dhe Reformatorët i kanë bërë thirrje Ramës, që t’i qëndrojë marrëveshjes së 5 qershorit, e cila u miratua me konsensus.

Reagimi i plotë

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë. Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë. PPartia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë-ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, e cila është në kundërshtim të rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me standartet dhe normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Partia ECR i bën thirrje partisë qeverisëse të Shqipërisë ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kodifikimit të saj të miratuar në mënyrë konsensuale, që është tani ligj.

Reagimi i ECR vjen dy ditë ditë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese që garantojnë hapjen e listave dhe ndryshimit të formulës së koalicioneve. Këto ndryshime shkaktuan një furtunë reagimesh dhe rikthyen edhe njëherë përplasjet e forta mes pozitës dhe opozitës në vend. Votimi i djeshëm në Kuvend nuk është njohur nga opozita e bashkuar dhe Presidenti Ilir Meta. Gjithashtu ndërkombëtarët janë shprehur, se do të kishin dashur që ndryshimet kushtetuese të bëheshin me konsensusin e të gjitha partive dhe nën frymën e “5 qershorit”.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndryshimet kushtetuese reagimi i ecr ndryshimet kushtetuese reagimi i ecr

Sondazh

Poll