Politike

Një ditë më parë u përplasën për Kristaqin, Meta mesazh ngushëllimi Ramës për ndarjen nga jeta të nënës së tij: U

1 Gusht 2020, 10:30 Nga DOSJA
Një ditë më parë u përplasën për Kristaqin,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij, për ndarjen nga jeta të njeriut më të shtrenjtë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta. U prehtë në paqe!”, shkruan Meta

Ngushëllimi i Metës, vjen një ditë pasi ai u përplas në distancë me Ramën për Kristaq Ramën. Gjithçka nisi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Kuvend, i cili u shpreh, se është krenar që është i biri i Kristaq Ramës. Meta replikoi me kryeministrin, duke thënë se Rama krenohet se është bir komunisti, që vari poetët. Ndërkohë në një intervistë, Rama iu kundërpërgjigj Metës, duke thënë se duhet t’i vijë turp që i përmendi babain.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta meta ngushellon ramen edi rama ilir meta meta ngushellon ramen

Sondazh

Poll