Politike

Ndodh edhe kjo! Mjeku merr drejtimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, kush është Bajram Begaj, figura që bëri paqe

1 Gusht 2020, 08:40 Nga DOSJA
Ndodh edhe kjo! Mjeku merr drejtimin e Forcave të Armatosura të

TIRANË- Një mjek do të drejtojë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Bajram Bega, mjek i specializuar në Gastrohepatologji”, u betua dje në Presidencë para Ilir Metës në një ceremoni që bëri bashkë presidentin me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Begaj pasoi në këtë post, Bardhyl Kollçakun, një ushtarak karriere, ndërsa ai vetë, gjatë gjithë punës së tij në FA, ka shërbyer në disa sektorë, por asnjëri nuk lidhet me shërbimin dhe taktikat ushtarake, por me mjekësinë. 

Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura, janë disa nga pozicionet e punës që janë pasqyruar poshtë emrit të Begajt, ndërsa në rrjetet sociale, nuk kanë munguar komentet mbi këtë emërim. 

Ajo që është edhe më e habitshme se profilizimi i Begajt dhe emërimi si Gjeneral Major në krye të FA-ve, është “bashkëpunimi” në kohë rekord i Ilir Metës. Në ndryshim me disa nga ministrat e kabinetit, ku presidenti nuk ka pranuar t’i dekretojë, (rasti Cakaj, ende ministri është i deleguar), në këtë shembull, Ilir Meta e ka dekretuar dhe ka organizuar në kohë rekord edhe ceremoninë e betimit të tij. 

Për më shumë lexoni vetë rezymenë e shefit të Shtabit të FA:

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer: “Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri; “Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri; “Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri; “Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA; “Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi. Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si: Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bajram begaj ilir meta olta xhacka shefi i ri i fa bajram begaj ilir meta olta xhacka shefi i ri i fa

Sondazh

Poll