Politike

Haradinaj me pushime në Vlorë, ish-deputeti i LSI-së e fton për darkën e Bajramit. Nuk respektohen rregullat e Covid-19

1 Gusht 2020, 10:17 Nga DOSJA
Haradinaj me pushime në Vlorë, ish-deputeti i LSI-së e fton

VLORË–  Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, familja dhe disa të afërm të tij kanë nisur pushimet e verës në bregdetin shqiptar.

Ndërkohë teksa festa e Kurban Bajramit i ka gjetur në qytetin bregdetar të Vlorës, ish-deputeti i LSI-së Flamur Çelaj ka shtruar dje një darkë për  Haradinajn dhe mysafirët nga Kosova.

Këtë Çelaj e ka treguar përmes një postimi në Facebook ku shkruan se ndihet i nderuar që ka Haradinajn në tryezën e festës së Kurban Bajramit.

I nderuar të kem Ramushin dhe familjen e tij të mrekullueshme në tryezën e festës së Kurban Bajramit.Gëzuar dhe Mbarësi për gjithë Shqiptarët! Allahu Ju Bekoftë.”-ka shkruar Çela.

Megjithatë bie në sy fakti se pavarësisht se Shqipëria është në një gjendje aspak të mirë të pandemisë gjithashtu edhe Kosova, në tryezën për festën e Bajramit nuk është respektuar aspak distanca sociale.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike flamur çelaj ramush haradinaj flamur çelaj ramush haradinaj

Sondazh

Poll