Aktualitet

Urdhri i stomatologut shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit: Humbëm një nga ikonat tona

1 Gusht 2020, 08:28 Nga DOSJA
Urdhri i stomatologut shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të

TIRANË-Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të nënës së kryeministrit, Aneta Rama. Në mesazhin e ngushëllimit, Urdhri i Stomatologut, thekson, se Aneta ishte një nga ikonat e Stomatologjisë.

“Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë”, shkruan Urdhri i Stomatologut.

Mesazhi i ngushëllimit

Sot u nda nga jeta mjekja stomatologe “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” Dr.Aneta Rama. Dr.Aneta lindi në qytetin e Vlorës më 1 shtator 1939. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes me rezultate ekselente. Dr.Aneta ishte dhe një sportiste e talentuar në katër lloje sportesh. Në vitin 1955 filloi studimet në një nga Universitet më me emer të Polonisë dhe i mbaroi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1961. Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Dr.Aneta më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike. Dr.Aneta është dekoruar me çmime të ndryshme për punë shumë të mirë e rezultate shkencore në shërbimin ndaj qytetarit. Me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi titullin më të lartë: “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare“ në një atmosferë të jashtëzakonshme festive të mbarë dentistrisë. Sot stomatologjia shqiptare humbi një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi elitar në vendin tonë. Familja humbi njeriun e saj të dashur: nënën, gjyshen e njeriun që do ta kujtojë tërë jetën. Në emër të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë i shpreh ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të Dr.Anetës.
U prehsh në paqe Dr.Aneta!
President i USSH
Nikoll Deda

Aneta Rama ishte një nga stomtologet e para në vendin tonë, e cila është nderuar edhe me titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”. Ajo ndërroi jetë sot në moshën 82-vjeçare. Lajmin  e dha vetë kryeministri Edi Rama, i cili e quajti nënën e tij, ‘dritën e shtëpisë’.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet urdhri i stomatologut vdes aneta rama urdhri i stomatologut vdes aneta rama

Sondazh

Poll