Sport

Plas te Tirana, shkelma dhe grushte mes dy lojtarëve para finales së Kupës

1 Gusht 2020, 09:07 Nga DOSJA
Plas te Tirana, shkelma dhe grushte mes dy lojtarëve para finales së

TIRANË-Një sherr pa lidhje prish qetësinë e Tiranës. 48 orë nga sfida me Teutën në finalen e Kupës së Shqipërisë, Cobbinah-s dhe Mario Morina kapen në stërvitje, madje duke shkuar më shumë se një zënkë me fjalë.Një shpullë dhe një shkelm bënë që situata të shkojë tej normales në një skuadër që nuk ka asgjë, ku të gjithë janë shpallur kampionë dhe po luftohet për Kupën e Shqipërisë.

Në fakt, ngjarja ka ndodhur në pjesën e tretë të stërvitjes. Pas një faulli mes loje, Morina ka bërë shaka me kolegun.Duket se kjo nuk është pëlqyer nga Cobbinah-s, i cili e ka marrë si provokim dhe e ka goditur me shkelm. Sulmuesi i është kthyer me shpullë, por më pas situata ka precipituar dhe kanë qenë shokët e skuadrës që kanë ndarë dyshen, shumë të irrituar.

Pas këtij sherri, Egbo ka mbyllur stërvitjen dhe ka thirrur të gjithë në dhomat e zhveshjeve, edhe pse lojtari me ngjyrë është larguar i pari nga fusha e lojës, pasuar nga Ngoja.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cobbinah morina tirana cobbinah morina tirana

Sondazh

Poll