Sport

Rivaliteti Interi-Milani vazhdon, këtë herë për mbrojtësin spanjoll    

31 Korrik 2020, 17:27 Nga DOSJA
Rivaliteti Interi-Milani vazhdon, këtë herë për

ITALI- Mesfushori i Brescia, Sandro Tonali është shumë pranë transferimit te Interi. Sipas mediave italiane marrëveshja mes Interit dhe Brescias është thuajse e kryer dhe shifra totale është, për huazimin dhe blerjen e detyrueshme në 2021 është 35 milion euro.

Ndërsa paga e mbrojtësit do të jetë 2.5 milion euro si dhe me mundësi rritje në sezon. Ditën e hënë Tonali dhe menaxheri i tij do të arrijnë në Milano për të kryer vizitat mjekësore nëse firmoset kontrata 4-vjeçare këtë fundjavë.

Gjithashtu dhe  rivalët e përjetëshëm të Interit janë interesuar gjithashtu për talentin 20-vjeçar. Ekipi i Milanit kanë kohë që e ndjekin këtë lojtarë si dhe Tonali nuk e ka fshehur dëshirën për të qënë pjesë e kuqezinjve.

Dhe nëse Milani bën një ofertë më të lartë se  e zikaltërve atëhere mund tja marrin mbrojtësin nga duart Interit. Por oferta e lartë e zikaltërve ja ka bërë punën akoma më të vështirë Milanit, pasi me një shumë prej 75 milion euro që ka në dispozicion Pioli për merkaton dhe me prioritetet parësore që ka nuk ka shumë shpresë për Tonalin që ti bashkohet djajve të kuq.

(I.A. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter milan sandro tonali inter milan sandro tonali

Sondazh

Poll

Sport 31 Korrik 2020, 15:26

TORINO-Mes një ndeshje e një tjetre, kur është mundësia qoftë edhe e një dite pushimi, Cristiano Ronaldo shijon jahtin e tij të ri, një Azimut Grande 27 metra, ...