Sport

Kampionia e Fitness “heq dorë” nga Greqia, do të përfaqësojë Shqipërinë në Bodybuilding & Fitness

1 Gusht 2020, 09:04 Nga DOSJA
Kampionia e Fitness “heq dorë” nga Greqia, do të

TIRANË– Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar rrjedhën e jetës për miliona njerëz në mbarë botën, duke bërë që aktivitetet e ndryshme ose puna të zhvillohet në bazë të respektimit të masave të rrepta, si mbajtja e maskës mbrojtëse dhe respektimi i distancës.

Kështu ka ndodhur edhe për shqiptaren Kristina Bizhaku, kampionja e Fitness për të reja në Shqipëri  është detyruar të rinisë përgatitjet nga e para për të marrë pjesë në garën e fortë në kampionatin Bodybuilding & Fitness në muajin tetor. 20-vjeçarja është një  nga emrat e mundshëm që mund të fitojë vitin 2020, sepse ajo ka fituar në dy vitet e fundit në kategorinë e saj.

Ky konkurs duhet të ishte mbajtur prej në prill, po ashtu pas shpërthimit të pandemisë u anuluan të gjitha aktivitetet e tjera.

Sportistja ka lindur në Greqi, por ajo ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, ku tashmë ajo i ka shtuar Federatës së Bodybuilding & Fitness një kampione me potencial të madh.

E apasionuar shumë me sportin e fitnessit, ajo u bë pjesë e stërvitjes dhe kompeticioneve që në moshën 16-vjeçare, por në nivel profesional kaloi dy vite më pas ku debutoi dhe fitoi vendin e parë në “Bikinni Fitness Albania& Absolute 2018”.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bodybuilding & fitness kristina bizhaku bodybuilding & fitness kristina bizhaku

Sondazh

Poll