Aktualitet

Shuhet në moshën 82-vjeçare Aneta Rama, nëna e kryeministrit përcillet për në banesën e fundit. Miqtë shprehin ngushël

1 Gusht 2020, 07:05 Nga DOSJA
Shuhet në moshën 82-vjeçare Aneta Rama, nëna e

TIRANË- Shuhet në moshën 82-vjeçare Aneta Rama, e ëma e kryeministrit Edi Rama. Lajmi u dha nga vetë kryeministri, i cili përmes një postimi në Facebook, njoftoi se e ëma ka ndërruar jetë. Duke e quajtur të ëmën “dritën dhe gurin këndor të shtëpisë”, Rama ka rrëfyer edhe për lidhjen e fortë me të.

Për shkak të pandemisë COVID-19, ai dhe i vëllai, Olsi Rama, iu dërguan një mesazh miqve dhe dashamirësve se për shkak të pandemisë nuk do të ketë një ceremoni pritjeje dhe homazhesh. Ceremonia mortore u zhvillua në orën 17:00, ku të paktë ishin të afërmit që morën pjesë për shkak të pandemisë.

Miqtë ngushëllimet i shprehën në mediat sociale. Presidenti Hashim Thaçi, Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, nipi Greg Rama, dhe shumë emra të tjerë kanë ndarë me publikun ndjesi nga njohja me Aneta Ramën. Ndërsa ministrat dhe bashkëpunëtorët e Ramës dërguan dhe kurora me lule.

Aneta Rama, njihet si një nga mjeket e para stomatologe në Shqipëri, teksa në 2018 u vlerësua me çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” për kontributin e veçantë të saj në themelimin e stomatologjisë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama e dha një “sinjal” për familjen. Gjatë dy ditëve të fundit, ai ka përkujtuar të atin, si nga foltorja e Kuvendit, ashtu edhe dje, kur kujtoi ditën e lindjes së tij. Kristaq Rama vdiq 22 vite më parë, ndërsa Aneta ndërroi jetë sot. Të dy sollën në jetë dy djem, Edi Ramën dhe Olsin, i cili është drejtor tek klubi i Partizanit.

(J.V. F.G. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aneta rama edi rama vdes aneta rama aneta rama edi rama vdes aneta rama

Sondazh

Poll