Aktualitet

Kërcet arma në Fier/ Plagoset vlonjati që ishte strehuar në shtëpinë e tezes, 50-vjeçari i shpëton atentatit për hakmar

1 Gusht 2020, 07:16 Nga DOSJA
Kërcet arma në Fier/ Plagoset vlonjati që ishte strehuar në

FIER- Ngjarje e rëndë në Fier. Policia bën me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen Mbrostar-Ferko, është plagosur me armë në banesën e tezes së tij, 50-vjeçari Nihat Xhaferaj. Mësohet se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz”, të cilës i vunë flakët pak minuta  pas ngjarjes,  në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”. I plagosuri u dërgua në spitalin e Fierit dhe më pas në spitalin e Traumës për një ndihmë më të specializuar.

Ndërkohë burime për Dosja.al bëjnë me dije se 50-vjeçari ishte strehuar në këtë banesë, pasi ishte larguar nga Selenica e Vlorës si pasojë e hasmërisë me fisin Llanaj.  Historia e hakmarrjes ka nisur me vrasjen e babait të Nihat Xhaferaj në vitin 1998. Ndërkohë në  zonën rreth pallatit janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar dhe shkuar në gjurmët e autorëve që qëlluan 50-vjeçarin.

Njoftimi i Policisë:

Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë. 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.

Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 50-vjeçari në fier plagosje në fier plagoset 50-vjeçari në fier plagosje në fier

Sondazh

Poll