Aktualitet

“Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”/ Ambasada Amerikane jep mesazhin e rëndësishëm

1 Gusht 2020, 07:38 Nga DOSJA
“Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i

TIRANË- Ditën e sotme ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh të radhës për politikën shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ata kanë përkujtuar 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit duke sjellë në vëmendje një parim kryesor, i cili është: “Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”.

“Sot, 1 gusht, ne përkujtojmë 45 vjetorin e firmosjes së Aktit Përfundimtar të Helsinkit. Misioni Amerikan në OSBE po sjell në vëmendje 10 parimet kryesore që u përcaktuan për të udhëhequr marrëdhëniet e ardhshme midis shteteve dhe qytetarëve të tyre. 10 parime për promovimin e paqes dhe sigurisë. Parimi i sotëm 2: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës”, shkruan Ambasada Amerikane.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane ambasada amerikane

Sondazh

Poll