Aktualitet

Si u zbulua në portin e Pireut 70 kg kokainë e nisur nga Panamaja, anija do bënte ndalesë edhe në portin e Durrësit (DETAJ

1 Gusht 2020, 06:07 Nga DOSJA
Si u zbulua në portin e Pireut 70 kg kokainë e nisur nga Panamaja,

GREQI- Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i DEA-s amerikane dhe policisë greke, ku u kapën 70.5 kg kokainë në portin e Puireut. Mësohet se droga u gjet  brenda një kontenieri me banane, e cila ishte fshehur me kujdes në pajisjet e sistemit të ftohjes. Sasia e madhe e kokainës u zbulua falë sistemit me rreze X, i cili pikasi një material të dyshimtë dhe për këtë u vendos të bëhej një kontroll fizik me ndihmën edhe të një qeni anti-drogë, me emrin Axel. Përfundimi ishte zbulimi i 60 pakove me kokainë me një peshë totale prej 70.5 kg

Ndërkohë mësohet se ngarkesa e nisur nga Amerika e Jugut, pas Pireut do të bënte një ndalesë në portin e Durrësit dhe më pas do të udhëtonte drejt Bosnje Hercegovinës.

Nuk është hera e parë që në këtë port kapet një sasi e madhe kokaine. Më 27 shtator të vitit 2019, policia greke sekuestroi 137 kg kokainë, që ndodheshin brenda 4 konteinerëve që vinin nga Ekuadori. Droga kishte si destinacion portin e Durrësit. Sapo mbërriti ngarekesa në port, grekët sinjalizuan policinë shqiptare. Policia bashkë me prokurorinë hoqi drogën dhe vuri oriz dhe GPS. Pas tri ditësh në port shkuan 2 persona, Altin Myslimhaka dhe Ardian Bega, për të marrë drogën. Të dy, tashmë janë të arrestuar dhe në burg. Në kërkim është Gentian Malindi, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimin pasuror për këtë të fundit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kapet 70 kg kokianë në greqi kapet 70 kg kokianë në greqi

Sondazh

Poll