Politike

Finalizohet marrëveshja me “Voltalia”, Rama thirrje investitorëve: Mos përtoni të tregoni historinë tuaj me qeverinë,

31 Korrik 2020, 10:47 Nga DOSJA
Finalizohet marrëveshja me “Voltalia”, Rama thirrje

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në finalizimin e marrëveshjes më kompaninë francezë “Voltalia”, e cila do të ndërtojë një park fotovoltaik në Karavasta, investim që do të nisë në muajin shtator dhe vlerë prej 100 milionë eurosh. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë është shprehur se ky investim i hap rrugën edhe shumë të tjerëve për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të Shqipërisë. Gjithshtu Rama e ka cilësuar si një hap të mirë investimin duke ftuar kompani të tjera të huaja që të investojnë në vendin tonë. 

“Është ditë e shënuar pushimi në kalendarin e Shqipërisë. Iu uroj gëzuar Kurban Bajramin. Me kërkesën për mirëkuptim që ne e kemi thyer këtë ritual pushimi, por e kemi bërë se na është dukur e udhës. Me firmosjen e marrëveshjes së sotme në Shqipëri do të fillojë nga puna një emër i madh dhe voltalja do të na ndihmojë që të diversifikojmë energjinë duke përdorur diellin por edhe të hedhim dritë mbi Shqipërinë në Francë. Në përgjithësi nuk njihet saktë nga njerëzit që ia kanë dëgjuar emrin jo për arsyet e duhura. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe aset ka pasuri në ujë dhe në diell. Mbi këto pasuri mund dhe po ngrihet një sektor gjithmonë edhe më i fortë. Energjia diellore është potencial i madh që po nisin ta shfrytëzojmë. Dua t’i them gjithë miqëve francezë mos përtoni ta tregoni historinë tuaj me qeverinë shqiptare. Ne mund të bëjmë fushatat më impresionuese dhe të harxhojmë lekë pa fund por në fund të ditës nëse një kompani në Francë apo kudoqoftë do të tërhiqej nga fjalët do të merrte telefonin dhe do të pyeste se kush është dhe pse të investoj. Nëse përgjigjia do të ishte asnjë, vendimi do të ishte i vështirë për t’u marrë. Unë këta i quaj akullthyesit. Këtu keni ardhur për të fituar,“-tha Rama në fjalën e tij. 

Ankandi ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë u shpall në 20 janar dhe për të treguan interes 30 kompani të mëdha, në Europë dhe kontinentet të tjera. Në përfundim të ankandit u kualifikuan 5 oferta financiare, ndërsa 4 të parat nuk u kualifikuan për kushte teknike. Në finalen mes  5 kompanive finalist Voltalia me 100 % kapital francez ofroi çmimin  më të mirë të prodhimit të energjisë prej 24,89 për mega vat. Ky është çmimi më i ulët që ka mundur të sigurojë ndonjëherë Shqipëria dhe madje shumë konkurrues në tregun ndërkombëtar. Kontrata do të jetë për 15 vite.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kompania voltalia voltalia edi rama kompania voltalia voltalia

Sondazh

Poll