Politike

“I konsideroj të diskutueshme qëllimet e vërteta të PS”/ PPE reagon ashpër për ndryshimet kushtetuese, europarlamentar

31 Korrik 2020, 09:27 Nga DOSJA
“I konsideroj të diskutueshme qëllimet e vërteta të

BRUKSEL– Partia Popullore Europiane PPE ka reaguar ashpër një ditë pas miratimit me 106 vota pro të ndryshimeve kushtetuese. Ka qënë eurodeputeti dhe njëherasi zëdhënësi Michael Gahler, ai që me anë të një statusi në Facebook ka shkruar se ndryshimet e kaluara nga opozita e re dhe partia në pushtet i sheh me dyshim dhe të diskutueshme. Në statusin e tij, Gahler shkruan se sipas tij vendimi është i njëanshëm dhe arbitrar duke shtuar edhe një këshillë për çeljen e negocitatave të vendit tonë me Bashkimin Europian.

Nëse kjo qeveri dëshiron realisht hapjen e negociatave e pranimit me BE, si mund të mos pranojë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare respektive për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë,”-shkruan eurodeputeti gjerman.

POSTIMI I PLOTË:

Për miqtë e mi në Facebook që kanë një interes të drejtperdrejt mbi Shqipërinë: Unë i konsideroj me shumë keqardhje dhe të diskutueshme qëllimet e vërteta të partisë qeverisëse së Shqipërisë, e cila theu konsensusin e arritur me ndermjetesim ndërkombëtar me opozitën dhe dje ndryshoi në mënyrë të njëanshme kushtetutën. Nuk mund të jetë e pranueshme për askënd që qeveria Rama, e cila synon hapjen e negociatave te pranimit me BE të iniciojë në mënyrë arbitrare ndryshimet e rregullave të garës elektorale. Nëse kjo qeveri dëshiron realisht hapjen e negociatave e pranimit me BE, si mund të mos pranojë këshillat e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare respektive për një çështje kaq të ndjeshme dhe themelore për demokracinë. Grupi i PPE do të vëzhgojë me kujdes veprimet e ardhshme në lidhje me kodin zgjedhor dhe do të nxisë me forcë që të arrihet konsensusi me opozitën brenda Këshillit Politik. Varet nga partitë dhe shqiptarët, nese do ta mbrojnë demokracinë dhe perspektivën e tyre europiane.

Deklarata e Gahler vjen pas vendimit të Kuvendit, që miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste dhe opozita parlamentare. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve. Ndërsa ndërkomëbatrët shprehën zhgënjimin e tyre shprehën keqardhje, duke thënë se do të donin, që ndryshimet kushtetuese të kishin dakordësinë e të gjitha palëve.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike michael gahler ndalimi i koalicioneve michael gahler ndalimi i koalicioneve

Sondazh

Poll