Përçarja e opozitës së bashkuar? Kryemadhi: Kurrë! S’ka bir nëne që lëviz nga listat e PD dhe LSI, Rama nuk mund t’i
30 Korrik 2020, 20:56Nga DOSJA
TIRANË -Kryetarja e LSI,Monika Kryemadhi foli në lidhje me lëvizjet e radhës së opozitës së bashkuar, pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese. E ftuar në studion e “Çim Peka Live”, Kryemadhi u shpreh se kryeministri Edi Rama, nuk do të mund ta çajë dot opozitën e bashkuar. Më tej ajo paralajmëroi Ramën, se nuk do të ketë mundësi që të blejë deputetë nga PD dhe LSI
“Kurrë! Unë po e them që tani. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrin, ne LSI kemi koalicion me Partinë Demokratike dhe qeverisja jonë pas zgjedhje të 2021 do të jetë vetëm me partinë demokratike. Dhe nuk ka për të pasur njeri, bir nëne të lëvizë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo të Partisë Demokratike apo të kujt do partie tjetër që mund të mendojë Edi Rama që mund t’i blejë. Nuk blen dot. Ka blerë seksin deri më tani por dashurinë nuk e blen dot. Kështu që e ka të mbaruar atë punë”, u shpreh Kryemadhi.
Deklarata e Kryemadhit vjen në një kohë kur Kuvendi miratoi me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste dhe opozita parlamentare. Listat e deputetëve në zgjedhjet e vitit 2021 do të jenë të hapura ndërsa koalicionet parazgjedhore nuk do të jenë si në zgjedhjet e shkuara. Opozita tha se kjo është një maskaradë e kryeministrit për të vënë interesat personale mbi ato të shqiptarëve. Ndërsa ndërkombëtarët shprehën zhgënjimin e tyre shprehën keqardhje, duke thënë se do të donin, që ndryshimet kushtetuese të kishin dakordësinë e të gjitha palëve.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka bërë sot një deklaratë të fortë. Kryemadhi u shpreh se Rama ushtron dhunë psikolo...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur sot për ndryshimet kushtetuese që u miratuan sot në Kuvend.Në një intervis...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka thënë se nesër opozita e bashkuar mund të marrë pjesë në Këshillin Politik.Në nj...
TIRANË- Përfaqësuesi i PD-së më Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, është shprehur sot se opozita është e vendosur që të hyjë në zgjedhje dhe do i fitojë a...
TIRANË- Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me Bashkimin Evropian, Zef Mazi, ka komentuar sot ndryshimet kushtetuese që hapin listat dhe ndalojnë k...
TIRANË -Menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese sot në Kuvendin e Shqipërisë janë shtuar sulmet dhe akuzat politike. Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, që është edhe anëtar i opozitës në Këshillin Politik është shprehur se ndryshimet kushtetuese ...
Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus” në Tv T, ku ka komentuar ndryshimet Kushtetuese të njëanshme që mazhoranca kaloi në parlament ditë...
TIRANË– Deputeti i PS-së Alket Hyseni e quan ditë historike votimin e ndryshimeve kushtetuese të miratuara sot në Kuvend. Në një intervistë me skype me Ora...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas ndryshimeve kushtetuese. Në një postim në mediat sociale, Bardhi shk...