Politike

Kryemadhi: Rama votat e deputetëve të opozitës i ka marrë me gjoba, njërit i ka premtuar leje pallati e një tjetri kalim v

30 Korrik 2020, 20:15 Nga DOSJA
Kryemadhi: Rama votat e deputetëve të opozitës i ka marrë me

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur sot për ndryshimet kushtetuese që u miratuan sot në Kuvend.

Në një intervistë në Syri TV, Kryemadhi tha se disa nga votat e marra sot në Kuvend, Edi Rama i ka të blera me gjoba. Sipas saj, Rama deputetëve të opozitës së re u ka premtuar nga lejet e ndërtimit dhe deri tek vendimet e gjykatës dhe nxjerrje nga burgu.  

Rama mori sot 106 vota, por disa nga ato vota i ka me gjoba. Njërin e ka me leje pallati, njërin e ke me nxjerrje nga burgu, një e ka me kalim vettingu dhe një tjetër e ka me vendim gjykate”, u shpreh kryetarja e LSI.

Këto deklarata për deputetët e opozitës së re i ka bërë më herët dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monik kryemadhi ndryshimet kushtetuese rama dhe deputetet e opozites monik kryemadhi ndryshimet kushtetuese rama dhe deputetet e opozites

Sondazh

Poll