Sport

“Jam si Benjamin Button”, Ibrahimovic godet sërish: Njerëzit më thonë se po vjetrohem, por unë thjesht po…

30 Korrik 2020, 13:31 Nga DOSJA
“Jam si Benjamin Button”, Ibrahimovic godet sërish:

MILANO-Zlatan Ibrahimovic po kalon një formë mjaft të mirë që kur zbarkoi në Milano në muajin janar. Suedezi aktualisht ka shënuar 9 gola, shumë për një lojtar që në tetor do të mbush 39 vjeç.“Unë jam si Benjamin Button (personazh i njohur i një filmi, që rinohet me vitet). Njerëzit më thonë se po vjetrohem, por unë thjesht po bëj nxehjen (qesh)”, tha fillimisht Ibrahimovic për “Milan TV”, ndërkohë që më pas flet mirë për shokët e skuadrës dhe trajnerin Pioli.

“Mendoj se të gjithë tani kanë mentalitetin e duhur para portës. Kur një shans të vjen në Serie A, duhet ta shfrytëzosh. Duhet ta sulmosh mundësinë dhe ta vrasësh ndeshjen”, shtoi Ibra, i cili më pas u fokusua te puna e mirë që ka bërë stafi teknik.Mund të them vetëm gjëra pozitivë për trajnerin Pioli. Jam i lumtur për të, pasi po bën një punë të shkëlqyer. Ai kaloi përmes zjarrit edhe pse nuk e dinte të ardhmen e tij, ndaj e meriton plotësisht kontratën që klubi i ofroi.

Kur ju punoni fort, diçka do të të kthehet pas dhe jam i kënaqur për të. Ekipi beson te ky trajneri dhe unë e respektoj atë. Tani duhet të shohim se çfarë ekipi do ta ndjekë atë në të ardhmen”, përfundoi Ibrahimovic, autor i 9 golave në Serie A këtë sezon.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll