Editorial

Parimet që shkeli Rama, miratimi i heshtur i Perëndimit dhe komplekset e opozitës

30 Korrik 2020, 12:53 Nga DOSJA
Parimet që shkeli Rama, miratimi i heshtur i Perëndimit dhe komplekset

Gjithmonë gjenden votat për të votuar në shërbim të pushtetit. Kur nuk gjenden, blihen, kur nuk vidhen, miratohen me votat e pakicës. Ky është mësimi që dha Edi Rama që kur e mori tepsinë për vete.  Akoma pas këtyre mësimeve, ka diplomatë të huaj që thonë se mund të negociohet, dhe opozitarë të kompleksuar, që me bindjen se rotacioni do të vijë vetvetiu, mundohen të sillen “politikisht korrektë” me ambasadorët.

As Rama, as Basha, as Yuri Kim, as Zingraf nuk duan të tregojnë parimet demokratike që u rrëzuan me 106 vota në Kuvend, parime që janë më të rëndësishme se vetë Kushtetuta, parime që mbajnë Perëndimin prej më shumë se 200 vjetësh dhe që ne i aspirojmë si modeli që duam. Ra parimi i konsensusit për Reformën Zgjedhore. Një parim që ka ruajtur në një farë mënyre stabilitetin. Pala humbëse, ka qenë pjesë e reformës dhe si rrjedhim, bashkëpërgjegjëse për standartet. Nga sot, i vetmi përgjegjës për standartet është Edi Rama dhe vetëm humbja e tij mund të garantojë stabilitet.

Ra, parimi i mbrojtjes së Sovranitetit Kushtetues. Ligji Themeltar i Shtetit, i miratuar me Referendum në 1998, ka ndryshuar vetëm me konsensus që atëherë. Sot Kushtetuta u trajtua më keq se Arta Marku që e thirrën të bënte betimin mes tymueseve pas votimit me 69 vota, ku trafiku i kartave të deputetëve mbulohej nga mjegulla.

Kushtetuta u gatuar me krundet e opozitës, që nuk kanë asnjë mandat të lëpijnë Ramën aty ku ka vënë preshin për të fluturuar drejt pushtetit absolut. Si një kuzhinier amator që shton ujin, kripën dhe erëzat duke e provuar pareshtur gatimin, diktatori prej letre hiqte dhe vinte nene, pragje elektorale dhe koalicione si t’i vinte për mbarë nga këshilltarët e manipulimit elektoral.

Ra parimi i shanseve të barabarta. Njëra palë vendosi të krijojë më shumë shanse për veten duke ua mohuar konkurentëve.

Ra parimi i respektimit të marrëveshjeve. Me 106 vota pa opozitën reale, maxhoranca rrëzoi marrëveshjen e 14 janarit dhe të 5 qershorit, ndërsa një nga negociuesit ndërkombëtarë ia legjitimoi të drejtën pa asnjë arsye.

Pas kësaj, askush nuk ka më garanci që Edi Rama mund të respektojë ndonjë kontratë apo marrëveshje, askush nuk e di deri ku do ta shkelë kontratën që ka me qytetarët për qeverisjen dhe zgjedhjet e ardhshme.

Ra parimi i ndërvarësisë me aleatët strategjikë. Jo se në fjalën e tij në Parlament, Edi Rama u deklaroi diplomatëve të huaj refuzimin, por se pas këtij votimi, nuk do të ketë një datë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Këtë herë me refuzimin e vetëdijshëm, që Tirana e marrë peng, i bën Brukselit, për llogari të pushtetit absolut të një njeriu.

Këto parime që u rrëzuan sot, nuk mund të mbështeteshin nga ata që i kanë zbatuar për 200 vjet, që vijnë këtu me librin e parimeve dhe përfundojnë duke mbështetur pushtetarë të korruptuar që duan të zgjerojnë pushtetin. Ndërsa Rudina me mamin te vettingu dhe Murrizi me bizneset në zhvillim dihet që nuk kanë menduar ndonjëherë për këto parime, për diplomatët e huaj mbetet e pashpjegueshme pse e shndërrojnë mbështetjen për parimet në mbështetje për aspirantin e radhës për ditaktor.

Nuk janë listat e hapura, nuk kanë qenë ndonjëherë në qendrën e diskutimeve listat e hapura. Janë koalicionet, siç e pranoi vetë Edi Rama sot, njeriu që erdhi në pushtet në koalicion me 100 parti dhe qëndroi edhe një mandat duke mos lejuar koalicionet e ligjshme.

Dosja 339 zbuloi që në 25 qershor 2017 u lejua vetëm një koalicion, ai i Ramës me krimin.

Nuk janë listat e hapura që sjellin demokracinë, sepse votuesit do të zgjedhin nga zgjedhjet e kryetarëve, nuk janë listat e hapura që ndihmojnë partitë e vogla se konkurrenca brenda të mëdhenjve do t’i shkatërrojë më keq, nuk janë listat e hapura që sjellin proces zgjedhor për të mirë se paraja e pistë, blerja e votuesve dhe komisionerëve dhe përplasjet fizike do të shtohen edhe brenda edhe jashtë partive.

Ata që e quajnë hap epokal hapjen e listave, janë vetëm duke fshehur shërbimin për ëndrrën diktatoriale të Edi Ramës, janë përgjegjës për çdo kapje të Shtetit që ai bën duke i përdorur si gjuetari zagarët që t‘ja nxjerrin në shteg.

Nuk ka më justifikim për shërbëtorët e Edi Ramës, sepse dëmi nuk është mbi opozitën, siç ka qenë deri sot në lojërat dy apo trepalëshe. Pas 30 vjetësh tranzicion, jemi i vetmi popull në Europë që kërkojmë ende minimumin, bukë dhe zgjedhje të lira, që janë si buka për sistemin demokratik që aspirojmë. Pas 30 vjetësh që një klasë politike e la vendin tek buka e gojës, Edi Rama kërkon ta heqë edhe atë. Kur na i marrin edhe bukën nga goja, nuk duhet të fajësojmë ambasadorët.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial edi rama miratimi i ndryshimeve kushtetuese edi rama miratimi i ndryshimeve kushtetuese

Sondazh

Poll

Editorial 30 Korrik 2020, 12:50

Covid 19 dhe Zgjedhjet Parlamentare 2021!

As pandemia Covid që infektoi parlamentarët dhe as ndonjë “kritikë” e thënë me gjysëm zëri nga Ambasadorët, nuk e ndaluan K/ministrin  e Partisë Socialiste dhe ...

Editorial 29 Korrik 2020, 08:38

Si do ta kujtojmë Covid-19?

Londër– Në thelb, historia mund të ndahet në dy pjesë:në atë që na pëlqen ta kujtojmë, dhe atë që përpiqemi vazhdimisht ta harrojmë. Ne britanikët kemi qe...

Editorial 29 Korrik 2020, 05:11

Pas Bajramit, do të hapen Portat e Ferrit

Të gjitha janë thënë. Është e pamundur që të gjendet edhe ndonjë fjalë më tepër për t’i bindur qytetarët se çfarë duhet të bëjnë, ose çfarë n...

Editorial 27 Korrik 2020, 07:31

Ujdia për borxhet – shembull i gabuar i BE

Narrativa të duket logjike. Një fond rimëkëmbjeje do t’i japë sërish forcë Bashkimit Europian në emergjencë ekonomike për shkak të pandemisë së Coronës dh...

Editorial 25 Korrik 2020, 07:13

Trumpi nxitës i dhunës dhe shpëtimtar!

Për Donald Trumpin situata nuk duket aspak mirë. COVID-19 në SHBA po përhapet me shpejtësi mjaft të madhe. Numri i të infektuarve po rritet, sallat me trupat e ...

Editorial 25 Korrik 2020, 05:45

Kujt i Mbeti Dopio Gjashta?

TIRANË- Lëvizja e fundit e kreut të opozitës Basha për hapjen 100%  të listave , ka lënë të surprizuar përveç  kundërshtarit të tij polititik  edhe ...