Editorial

FOTO/ 10 vendet ku dora e njeriut dhe natyra kanë krijuar atraksione përrallore turistike

24 Korrik 2020, 15:40 Nga DOSJA
FOTO/ 10 vendet ku dora e njeriut dhe natyra kanë krijuar atraksione

Kur flasim për pushime gjithmonë kemi në mendje vende përrallore me peizazh të mrekullueshëm dhe me një artitekturë të pakrahasueshme.

Mrekullitë që të ofron natyra e ndërthurur me dorën e njeriut bëhen gjithmonë një atraksion turistik. Këto peizazhe mbeten në mendjen e pushuesve dhe pse jo të bëjnë të rikthehesh sërisht.

Ekziston një listë, në të cilën përfshihen qytet më të bukura në botë sipas bukurive përrallore që ofrojnë për turistët.

Kartagjenë, Kolumbi

Qyteti historik kolumbian i Kartagjenës ka arkitekturë spanjolle, ndërtesa të vjetra dhe mure nga shekujt e kaluar. Qyteti i vjetër është emëruar si Trashëgimi Botërore para shumë vitesh.

Plazhet përgjatë bregdetit verior të Kolumbisë vetëm përmirësojnë bukurinë e qytetit dhe së fundi, arti në rrugë është faktori x që i shton bukurinë Kartagjenës. Ndërtesat me ngjyra të qytetit shpesh janë të zbukuruara me piktura ku qëllimi i vetëm është ti shtohet një tjetër zbukurim qytetit spektakolar

Bordeaux, Francë

Është një nga rajonet më të famshme të verës në botë dhe megjithatë disi, ky është vetëm fillimi i bukurisë së qytetit. Një nga fenomenet më intriguese të Bordeaux është kontrasti midis arkitekturës më klasike, si Place de la Bourse që i përket viteve 1700 dhe ndërtesave jashtëzakonisht të epokës së re, siç shihet në La Cité du Vin (muzeu i verës).

Luxor, Egjipt

Luxor njihet si “muzeu më i madh në botë i hapur”, i cili është në ambient të hapur dhe ka qënë kryeqyteti i Egjiptit gjatë epokës së Faraonëve.

Ponta Delgada, Portugali

Qyteti më i madh në Azore është Ponta Delgada, e cila ndodhet në “Ishullin e Gjelbër”. Ponta Delgada është shtëpia e kishave të bukura dhe të vjetra, si Convento de Nossa Senhora da Esperança, e cila daton nga mesi i viteve 1500.

Qyteti ka ndërtesat klasike me çati të kuqe dhe rrugë të ngushta për këmbësorë që do të ndiqni për të përshkuar Qytetin e Vjetër.

Xhekson, Wyoming

Jackson zë vendin e tij si një nga qytetet më të bukura në botë thjesht për shkak të peizazhit natyror të paprishur.

Chiang Mai, Tajlandë

Në Tokën e Buzëqeshjeve, bukuria e Chiang Mai i atribuohet peizazhit historik dhe natyror. Qyteti është shtëpi për tempuj të bukur.

Ndërsa vizitoni qytetin, tempujt në krye të listës suaj duhet të jenë ‘Wat Phra That Doi Suthep’ në malin Suthep dhe ‘Wat Chedi Luang’ në Qytetin e Vjetër, me rrënoja që datojnë që nga vitet 1400.

Tel Aviv, Izrael

Në Detin Mesdhe, Tel Aviv ka mot të ngrohtë për të gjithë 12 muajt e vitit.  Neve Tzedek është një lagje e shkëlqyeshme për të eksploruar, e mbushur me kafene ftuese dhe butiqe lokale, në përgjithësi, Tel Aviv është një destinacion i shkëlqyeshëm për blerje falë dhe gjërave që qytetarët shesin.

Hoi An, Vietnam

Hoi An mund ta vizitosh vetëm me makinë sepse nuk ka aeroport apo stacion treni në qytet. Hoi An është në dukje një bashkim i tempujve budistë dhe ndikimeve koloniale franceze, gjë që krijon një pamje të jashtëzakonshme përgjatë kanaleve të qytetit. Qyteti i Vjetër ka qenë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1999 dhe u ndërtua në shekujt 16 dhe 17.

Kopenhagen

Vetëm dizajni Nordik mund të jetë arsyeja për ta konsideruar Kopenhagën si një nga qytetet më të bukura në botë. Por në të vërtetë shkon përtej kësaj. Për të parë bukurinë e Kopenhagës, ju duhet vetëm një shëtitje përgjatë Nyhavn për të parë shtëpitë shumëngjyrëshe, të shëtisësh nëpër kopshtet Tivoli ose të marrësh me qira një biçikletë për të ecur dhe shijuar çdo pamje.

Adelaide, Australia e Jugut

Adelaide është një qytet i fjetur për sa i përket qyteteve më të bukura të Australisë. Turistët kanë tendencë të udhëtojnë drejt Sidneit, Melburnit ose Cairns, por Adelaide ka një pjesë të rrallë të bukurisë Australiane. Në një shëtitje me biçikletë, udhëtarët do të gjejnë shtigje nëpër parqe të gjelbërta dhe përgjatë lumit Torren. Adelaide gjithashtu ka rrugë të rrumbullakëta me drita që duken si drita zanash dhe ushqime që i gjen vetëm në Tregut Qendror të Adelaide, tregu më i madh i mbuluar në hemisferën Jugore.

(K.A/Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial vendet më të bukura të botës vendet më të bukura të botës

Sondazh

Poll

Editorial 23 Korrik 2020, 13:05

Pse Rama ka të drejtë për opozitën

TIRANË- Thënia që ka zgjedhur këtë herë, nga propozimet e stafit për rubrikën tematiko-dëfryese “thënia e ditës”, flet më shumë për vetë Edi Ramën se për o...

Editorial 22 Korrik 2020, 19:26

Rënia e Fasadës

Në këtë kohë pandemie ku mbajtja e maskës është një detyrim për të gjithë madje edhe për qeveritarët, janë pikërisht këta të fundit që me veprimet e tyre e kanë...

Editorial 21 Korrik 2020, 12:21

Ujdia e samitit, kthesë epokale në BE

GJERMANI- Katër ditët e fundit të samitit të BE ishin të vështira. Megjithatë në fund të tyre u arrit një ujdi e fortë. E kjo vlen të përmendet. Madje krahasuar...

Editorial 20 Korrik 2020, 07:47

Kina në kurs konfrontimi me SHBA

Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ...