Editorial

Ujdia për borxhet – shembull i gabuar i BE

27 Korrik 2020, 07:31 Nga DOSJA
Ujdia për borxhet – shembull i gabuar i BE

Narrativa të duket logjike. Një fond rimëkëmbjeje do t’i japë sërish forcë Bashkimit Europian në emergjencë ekonomike për shkak të pandemisë së Coronës dhe do të lëshojë një sinjal solidariteti. Më të fuqishmit ndihmojnë më të dobtit. Për shkak se ky solidaritet lidhet edhe më mirënjohjen, programi frenon kështu edhe populistët. Më shumë para nga Brukseli baraz me më pak vota për Salvinin e të tjerët, ky është ekuacioni- por që në të shkuarën nuk ka dalë.

Përkundrazi notat më të mira i merr një shembull nga historia. Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA organizoi me Planin Marshall një fond për rimëkëmbjen e Europës, që sot është kthyer në legjendë. Aktualisht në Europë nuk ka shumë për të ndërtuar, nuk ka mungesë artikujsh ushqimorë. Por sidomos pretendime financimi: para për të papunët dhe ata me orar të shkurtuar, kontribute sigurimi shëndetësor. Sigurimi shoqëror është në kohë krize më i shtrenjtë dhe shumica e buxheteve që tani janë në sprovë. Por për boshllëqet buxhetore aktualisht BE është adresa më e papërshtatshme.

Borxhe të mira e të këqija

Nuk mund të flasësh për mbështetjen për të papunët pa u grindur për kohëzgjatjen dhe shumën e ndihmës. Nuk mund të flasësh për pensionet pa diskutuar moshën e pensionit. Por asnjë shtet i BE nuk do të dëgjojë zërin e votuesve të huaj për çështjet e veta buxhetore, aq më pak vendet që bërtasin më shumë për ndihmë.

Politikanët shpëtimtarë duhet ta dinë që financimi “normal” shtetëror përmes bashkësisë së qytetarëve nuk shpjegohet dot dhe prandaj theksojnë: Nuk bëhet fjalë për “borxhet e vjetra të këqija”, por për “borxhet e reja të mira”. Për këtë përmenden projekte të së ardhmes, që do ta bëjnë më të fortë Europën. Natyrisht askush nuk mendon për investime të kota si aeroportet pa njerëz në Spanjë të ndërtuara me fonde të BE-së, por kush e garanton, se këtë herë do të bëhet më mirë? Në fund duhet të shpenzohet më shumë para në një kohë të shkurtër. Edhe qytetarët e kanë kuptuar, se ku janë pikat e dobta: Në Bullgari ata dalin në protesta, sepse sërish ekziston frika, që paratë nga Brukseli zhduken në kanale të padukshme.

Si mund të bëhesh një europian i mirë?

Për këtë lumë parash nga Brukseli do të paguajë dikur gjenerata e re. Dikur. Sociologu Michael Kelpanides e ka matur vetëdijen europiane të kësaj gjenerate në një studim të thelluar. Për këtë ai ka shkuar aty ku mirëkuptimi për nevojën e të tjerëve duhet të ishte më i madhi: në shkollën më të vjetër të Europës në kontinent, në Luksemburg: Konkluzioni i esëllt i tij: “Sjellja bashkë e grupeve nacionale shumë heterogjene, të cilat më parë e njihnin vetëm sipërfaqësisht njëri-tjetrin u sjell në vëmendje atyre se sa të ndryshëm janë në realitet. Dhe ky vetëdijësim mund të ketë si pasojë në vend të kohezionit distancimin e vetëdijshëm nga njëri-tjetri.”

Studimi i Kelpanides është vetëm një gur i mozaikut, por ai tregon: kush beson në idenë e mrekullueshme të Integrimit Europian nuk duhet të mbingarkojë qytetarët.

Projekte alternative

Tanimë që janë hedhur zaret, BE duhet ta orientojë paranë aty ku europianët në të ardhmen vërtet duhet të afrohen më shumë me njëri-tjetrin. Në mbrojtjen e përbashkët europiane për shembull. Në negociata ajo është shenjuar me 7 miliardë euro, jo ndonjë shumë e madhe kjo. BE mund të vazhdojë aty ku në kohën e krizës u dha shenja më e bukur e solidaritetit. Disa vende të BE (edhe Zvicra) morën në spitalet e tyre pacientë të sëmurë rëndë me Covid-19 nga spitalet e tejmbushur në Italinë Veriore apo Francën Lindore. Një regjistër europian i shtretërve intensivë, premtimi, që në kohë krize të gjitha shtetet do e ndihmojnë njëra-tjetrën pa burokracia, do të ndajnë shtretërit për pacientët, ilaçet dhe nuk do të mbajnë për vete maskat – ky do ishte një sinjal historik.

Një sinjal për të cilin nuk do kishte më nevojë të vendosej as edhe ndonjë pllakë reklamimi: financuar me mjetet e Bashkimit Europian.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial buxheti i be ujdia e bashkimit europian buxheti i be ujdia e bashkimit europian

Sondazh

Poll

Editorial 25 Korrik 2020, 07:13

Trumpi nxitës i dhunës dhe shpëtimtar!

Për Donald Trumpin situata nuk duket aspak mirë. COVID-19 në SHBA po përhapet me shpejtësi mjaft të madhe. Numri i të infektuarve po rritet, sallat me trupat e ...

Editorial 25 Korrik 2020, 05:45

Kujt i Mbeti Dopio Gjashta?

TIRANË- Lëvizja e fundit e kreut të opozitës Basha për hapjen 100%  të listave , ka lënë të surprizuar përveç  kundërshtarit të tij polititik  edhe ...

Editorial 23 Korrik 2020, 13:05

Pse Rama ka të drejtë për opozitën

TIRANË- Thënia që ka zgjedhur këtë herë, nga propozimet e stafit për rubrikën tematiko-dëfryese “thënia e ditës”, flet më shumë për vetë Edi Ramën se për o...

Editorial 22 Korrik 2020, 19:26

Rënia e Fasadës

Në këtë kohë pandemie ku mbajtja e maskës është një detyrim për të gjithë madje edhe për qeveritarët, janë pikërisht këta të fundit që me veprimet e tyre e kanë...

Editorial 21 Korrik 2020, 12:21

Ujdia e samitit, kthesë epokale në BE

GJERMANI- Katër ditët e fundit të samitit të BE ishin të vështira. Megjithatë në fund të tyre u arrit një ujdi e fortë. E kjo vlen të përmendet. Madje krahasuar...