Editorial

Ndryshimet Kushtetuese, VOA thekson deklaratën e KIM: PD dhe LSI nuk mund të injorohen

29 Korrik 2020, 15:07 Nga DOSJA
Ndryshimet Kushtetuese, VOA thekson deklaratën e KIM: PD dhe LSI nuk mund

Në Shqipëri ambasada amerikane deklaroi sot se pavarësisht se parlamenti i vendit ka kompetencën për të miratuar legjislacionin, opozita jashtëparlamentare përfaqëson një pjesë domethënëse të elektoratit shqiptar dhe nuk mund të injorohet. Komentet e ambasadës i paraprijnë seancës së nesërme të parlamentit ku parashikohet të miratohen ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë listave të hapura dhe shmangin koalicionet parazgjedhore në mënyrën se si ato janë organizuar deri më tani. Një vendim i tillë është kundërshtuar me forcë nga opozita jashtëparlamentare.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit europian Luigi Soreca, ndërmjetësuan disa javë më parë Marrëveshjen e 5 Qershorit mes socialistëve dhe opozitës jashtëparlamentare. Por atyre ju desh të angazhohen sërish në takime mes palëve, pasi socialistët u deklaruan në favor të ndryshimeve Kushtetuese, të cilat prekin elementë të rëndësishëm të sistemit zgjedhor. Nga njëra anë listat e kandidatëve do të duhet të jenë të hapura, dhe nga ana tjetër, koalicionet, nuk mund të organizohen si deri më tani, ku secila parti përbërëse ka listën e saj.

Ambasada amerikane bëri të ditur sot se zonja Kim ka patur biseda të shumta rreth kësaj çështjeje, me presidentin Meta, kryeministrin Rama dhe kryetarin demokrat Lulzim Basha. Sipas njoftimit, ambasadorja Kim ka nënvizuar tre pika. E para lidhet me Marrëveshjen e 5 Qershorit “e cila u arrit nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës, dhe duhet respektuar ashtu si u ra dakord për të”. Së dyti, ambasadorja amerikanë ka njohur faktin se “Parlamenti ka kompetencat dhe përgjegjësinë për të marrë në shqyrtim dhe miratuar legjislacionin”, por duke nënvizuar si pikë të tretë, se “edhe pse ata të cilët “dogjën mandatet e tyre”, kanë djegur pretendimet që mund të kishin për kompetenca dhe përgjegjësi në Parlament, nuk mund të injorohet fakti se ata, gjithsesi, përfaqësojnë një pjesë domethënëse të votuesve shqiptarë”, thekson deklarata.

Sipas ambasadës amerikane “gjithëpërfshirja dhe transparenca me të cilat partitë arritën Marrëveshjen e 5 qershorit duhet të jenë norma në marrjen e veprimeve të rëndësishme kombëtare”.

Ndonëse palët janë riulur disa herë në tryezën e Këshillit Politik, dallimet duket se mbeten të forta. Opozita jashtëparlamentare javën e shkuar u shpreh në favor të hapjes 100 përqind të listave, por pa prekur formulën e koalicioneve, duke u pozicionuar prerazi kundër “çdo ndryshimi të njëanshëm të Kushtetutës”.

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij ka qenë po kaq i prerë, dhe qëndrimin e tij e ripërsëriti edhe dje në sallën e parlamentit: “Në 30 korrik, ne do votojmë, a më shumë e as më pak, atë për të cilën kemi rënë dakort. Listat do të hapen dhe koalicionet do të ndërtohen si kudo në Europën ku duam të integrohemi”.

Sipas tij, ndryshimet e propozuara, nuk e përjashtojnë mundësinë që listat të jenë 100 për qind të hapura dhe se dicka e tillë do të përcaktohet në ndërhyrjet e mëpasshme në Kodin Zgjedhor.

Në deklaratën e saj ambasada amerikane thekson se “drejtuesit politik kanë deklaruar se çdo veprim i Parlamentit nesër nuk i mbyll negociatat e nisura në Këshillin Politik rreth listave të hapura dhe koalicioneve. Ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre”, theksohet në tekst.

Ambasadori i BE-së Soreca, në një intervistë për gazetën Panorama duket se ishte më i drejtpërdrejtë kur kujtoi se “marrëveshja thoshte qartë që çdo nismë e mëtejshme duhet të diskutohet midis të gjitha palëve me të njëjtën frymë bashkëpunimi dhe gjithëpërfshirjeje si marrëveshja e 5 qershorit”.

Opozita jashtëparlamentare shprehet se po vihet përballë faktit të kryer dhe ka kërkuar të punohet për hartimin e një amendamenti të përbashkët që mundëson hapjen e listave, pa asnjë ndryshim tjetër shtesë. Ajo ka thirrur një tjetër mbledhje të Këshillit politik sot pasdite.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ambasada amerikane ndryshimet kushtetuese ambasada amerikane ndryshimet kushtetuese

Sondazh

Poll

Editorial 29 Korrik 2020, 08:38

Si do ta kujtojmë Covid-19?

Londër– Në thelb, historia mund të ndahet në dy pjesë:në atë që na pëlqen ta kujtojmë, dhe atë që përpiqemi vazhdimisht ta harrojmë. Ne britanikët kemi qe...

Editorial 29 Korrik 2020, 05:11

Pas Bajramit, do të hapen Portat e Ferrit

Të gjitha janë thënë. Është e pamundur që të gjendet edhe ndonjë fjalë më tepër për t’i bindur qytetarët se çfarë duhet të bëjnë, ose çfarë n...

Editorial 27 Korrik 2020, 07:31

Ujdia për borxhet – shembull i gabuar i BE

Narrativa të duket logjike. Një fond rimëkëmbjeje do t’i japë sërish forcë Bashkimit Europian në emergjencë ekonomike për shkak të pandemisë së Coronës dh...

Editorial 25 Korrik 2020, 07:13

Trumpi nxitës i dhunës dhe shpëtimtar!

Për Donald Trumpin situata nuk duket aspak mirë. COVID-19 në SHBA po përhapet me shpejtësi mjaft të madhe. Numri i të infektuarve po rritet, sallat me trupat e ...

Editorial 25 Korrik 2020, 05:45

Kujt i Mbeti Dopio Gjashta?

TIRANË- Lëvizja e fundit e kreut të opozitës Basha për hapjen 100%  të listave , ka lënë të surprizuar përveç  kundërshtarit të tij polititik  edhe ...