Editorial

I riu sfidon Policinë, s’i ndalon patrullës dhe ecën me 168 km/h. Në fund bie në pranga dhe i zbulohen 6 gjobat e papagua

25 Korrik 2020, 06:54 Nga DOSJA
I riu sfidon Policinë, s’i ndalon patrullës dhe ecën me 168

TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar dhe gjatë natës së kaluar kontrollet me radar në rrugë të ndryshme në kryeqytet për të zbuluar shkeljet e shoferëve. Gjatë kontrolleve një 32-vjeçar që ecte me shpejtësi 168 km/h ka sfiduar Policinë pasi nuk ka ndaluar kur i është kërkuar nga patrulla.

Efektivët e kanë ndjekur dhe pasi disa minutash e kanë prangosur. Po ashtu Policia bën me dije se janë ndëshkuar dhe 15 shoferë të tjerë që ecnin me shpejtësi që varionte nga 141km/h deri në 168 km/h, të cilëve u është hequr patenta, ndërkohë janë vendosur dhe 21 gjoba për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h.

NJOFTIMI I PLOTË

Shpejtësi ✈️në rrugë?️❗❗?❌❌ Destinacioni???? Në rrugën Tiranë- Durrës-Tiranë. Vijojnë kontrollet parandaluese me radar nga Policia Rrugore e Tiranës, për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për të siguruar rrugët e përdoruesit e saj përgjatë udhëtimit. Me shërbime të mirëorganizuara, me patrulla në distancë është monitoruar trafiku rrugor në të dyja kahet e lëvizjes në hyrje dhe dalje të Tiranës si çdo fundjavë.

32 vjeçari me 168 km/h ✈️?️, me 6 masa administrative të pa likujduara, nuk i ndalon punonjësit të Policisë Rrugore ?‍♂️pas shenjës për ndalim, por kapet nga patrulla tjetër gjatë ndjekjes?? Për disa orë kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, u evidentuan shumë drejtues mjetesh që shpejtonin për të fituar vetëm disa minuta kohë më shumë , duke qarkulluar✈️ gati me dyfishin e shpejtësisë se lejuar pa menduar për rrezikun për jetën e tyre si pasojë e fluturimit në rrugë. 15 Leje Drejtimi të tërhequra për shpejtësi që varionte nga 141km/h deri në 168 km/h dhe 21 masa administrative për manovra të rrezikshme në rrugë dhe shpejtësi mbi normat e lejuara, jo më shumë se 20 km/h.

KUJDES❗❗❗ Shoqëria të pret, ndërsa shpejtësia ✈️të vret? , ndaj mos nxito të arrish fundin?, trego durim në drejtim?, respekto normat e sjelljes në rrugë, mos tejkalo kufizimet e shpejtësisë, binduni urdhrit të Policisë Rrugore?‍♂️? për ndalim, pasi patrulla tjetër të pret më tej?? Misioni ynë, është siguria juaj, kontribuo edhe ti në rritjen e sigurisë në rrugë, duke manifestuar rregull dhe disiplinë, në raport me rregullat e qarkullimit rrugorë. Denonco ? dhe ✍në Komisariatin Digjital, apo në numrin 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore. # BashkeBejmeMeShume? # SiguriaRrugorePrioritet??♀ # VleresoJetenMeShume?

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial policia e shtetit policia kontrolle me radar shoferet problematike policia e shtetit policia kontrolle me radar shoferet problematike

Sondazh

Poll

Editorial 25 Korrik 2020, 05:45

Kujt i Mbeti Dopio Gjashta?

TIRANË- Lëvizja e fundit e kreut të opozitës Basha për hapjen 100%  të listave , ka lënë të surprizuar përveç  kundërshtarit të tij polititik  edhe ...

Editorial 23 Korrik 2020, 13:05

Pse Rama ka të drejtë për opozitën

TIRANË- Thënia që ka zgjedhur këtë herë, nga propozimet e stafit për rubrikën tematiko-dëfryese “thënia e ditës”, flet më shumë për vetë Edi Ramën se për o...

Editorial 22 Korrik 2020, 19:26

Rënia e Fasadës

Në këtë kohë pandemie ku mbajtja e maskës është një detyrim për të gjithë madje edhe për qeveritarët, janë pikërisht këta të fundit që me veprimet e tyre e kanë...

Editorial 21 Korrik 2020, 12:21

Ujdia e samitit, kthesë epokale në BE

GJERMANI- Katër ditët e fundit të samitit të BE ishin të vështira. Megjithatë në fund të tyre u arrit një ujdi e fortë. E kjo vlen të përmendet. Madje krahasuar...

Editorial 20 Korrik 2020, 07:47

Kina në kurs konfrontimi me SHBA

Mes SHBA dhe Kinës ka prej vitesh fërkime, por deklarata e fundit e ministrit të Jashtëm amerikan, Mike Pompeo për grindjen territoriale në Detin Jugor Kinez e ...