Aktualitet

Nga nofka ‘Flor Qorri’ tek vrasja që vëllai kreu vite më parë, kush është viktima Florian Lamçe që u vra pas një na

30 Korrik 2020, 08:46 Nga DOSJA
Nga nofka ‘Flor Qorri’ tek vrasja që vëllai kreu vite

ELBASAN– Orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Elbasanit është masakruar me thikë 40-vjeçari, Florian Lamçe. Por Lamçja nuk është një emër i panjohur për policinë pasi ishte i proceduar edhe më parë për shpërndarë droge, ndërsa nga të gjithë në Elbasan identifikohej me nofkën “Flor Qorri” dhe dyshohej se ishte vrasës me pagesë. 

Aktualisht, të dyshuarit kryesore të ngjarjes janë miqtë e tij, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, të cilët ndodhen në Komisariat. Gjithçka dyshohet se nisi pas një sherri për motive banale, pasi viktima dhe autorët kishin nisur të pinin por gjithçka kishte përfunduar në vdekjen e 40-vjeçarit.

40-vjeçari është vëllai i Olti Lamçes, i dënuar me 24 vjet burg, për vrasjen e Almir Canit. Ngjarja ka ndodhur më 22 Shkurt 2012, në të cilën, pasi një debati për një punë të papaguar, ka mbetur i vdekur me armë zjarri Almir Cani, pronar i diskos “Tekila”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet florian lamçja regis runaj terror ne elbasan vrasja e emiljano ramazanit florian lamçja regis runaj terror ne elbasan vrasja e emiljano ramazanit

Sondazh

Poll