Aktualitet

E enjta e “gjakut” dhe thikës/ Elbasani dhe Shijaku në mort, vriten dy të rinjtë dhe i 65-vjeçari që deshi të mbrojë

30 Korrik 2020, 08:28 Nga DOSJA
E enjta e “gjakut” dhe thikës/ Elbasani dhe Shijaku në

SHQIPËRI- Përgjaket e enjtja e 30 korrikut. Tri vrasje në Elbasan dhe Shijak. Tri viktima që jeta iu është marrë me një thikë. Rigers Runaj, 23 vjeç dhe Florjan Lamçe, 40 vjeç u vranë në Elbasan, njëri mbrëmë dhe tjetri gjatë natës, ndërsa Fiqiri Çalliku, 65 vjeç, u vra nga një person i dyshuar si hajdut, i cili kishte shkuar të vidhte tek arat e tij me misër. Bashkë me Çallikun u plagos me thikë edhe i vëllai, Fadil Çalliku. Ngjarjet kanë terrorizuar vendin, në një kohë që në më pak se 24 orë, vriten 3 persona, me të njëjtën metodë.

Si nisi kalvari?

Viktima e parë u shënua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit, ku vra me thikë  23-vjeçari Rigers Runaj, mik i ngushtë i të ndjerit Emiljano Ramazani. 23-vjeçari u gjet i masakruar pranë varrezave të qytetit, ku autorët e kishin goditur 7 herë me thikë, pasi e kishin marrë peng fillimisht në një makinë dhe e kishin çuar në vendin ku i morën jetën.  Dyshimet janë se i riu u vra për shkak të prishjes së pazareve të kokainës, por edhe miqësisë që kishte me Emiljano Ramazanin, i cili më 20 korrik të këtij viti u qëllua për vdekje brenda makinës së tij, pak minuta pasi kishte dalë nga palestra.

Vrasja e dytë ka ndodhur gjatë natës po në Elbasan. Brenda lokalit ‘Piazza’ në Elbasan, 40-vjeçari Florian Lamçe. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë një sherri mes tij dhe 2 personave të tjerë. Të dehur, të tre goditën me shike dhe sende të forta njëri tjetrin. Menjëherë gjeti vdekjen Lamçe, ndërsa u plagosën  Ardiano Hajdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, dhëndri i ish-kryebashkiakut të qytetit, Qazim Sejdini. Të plagosurit, pasi janë mjekuar në spital janë marrë në Komisariat, ndërkohë që janë ende të paqarta rrethanat sesi të dy kanë arritur që të eliminojnë shokun e tyre.

Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Xhafzotaj të Shijakut. Në orën 23:05  të mbrëmjes së djeshme u vra me thikë në pronën e tij në Xhafzotaj, 65-vjeçari Fiqiri Çalliku dhe mbeti i plagosur vëllai i tij, Fadil Çalliku. Vrasja ndodhi pasi  dy vëllezërit pikasën në pronën e tyre grabitësin e misrit. Menjëherë mes tyre nisi një përleshje fizike dhe grabitësi goditi vëllezërit me një mjet prerës, thikë. Autori u largua nga vendi i ngjarjes. Pak më vonë, në arë mbërriti djali i viktimës, i cili i tansportoi të atin dhe xhaxhain drejt spitalit. 65-vjeçari nuk mundi t’i shpëtonte plagëve. Humbi jetën sapo mbërrit në spital.

(J.V/F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fiqiri çalliku florian lamçe rigers runaj terror ne elbasan fiqiri çalliku florian lamçe rigers runaj terror ne elbasan

Sondazh

Poll