Aktualitet

Nis zbatimi i regjimit 41 Bis/ Shullazi, Aliko dhe 5 “bosë” të tjerë për 1 vit në izolim. Gjonaj: SPAK bëri kërkesë

30 Korrik 2020, 08:39 Nga DOSJA
Nis zbatimi i regjimit 41 Bis/ Shullazi, Aliko dhe 5 “bosë”

TIRANË- Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur sot izolimin e krerëve të bandave kriminale që ndodhen në burgje. Nga sot hyri zyrtarisht në fuqi, sistemi i rreptë i sigurisë në burgje, i njohur si “41 bis”. 7 “bosët” e parë që do të izolohen për një vit janë: Genci Balla, Arbjon Aliko,  Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja (Zela). 

Gjatë konferencës  së përbashkët me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe kreun e SPAK, Arben Kraja, Gjonaj theksoi se SPAK bëri kërkesë për 8 subjekte, por 7 u pranuan nga ministria.

“7 subjekte do të jenë në izolim. Ata do të izolohen për 1 vit, pasi kanë mbajtur kontakte me grupet kriminale. Deri më tani SPAK ka kërkuar izolim për 8 subjekte”, u shpreh ministrja Eltida Gjonaj.

Ndërsa, kreu i SPAK, Arben Kraja theksoi se regjimi 41 bis ishte i nevojshëm, pasi ka të dënuar që nga qelitë drejtojnë krimin e organizuar.

“Në punën e përditshme ne hasemi me ngjarje të rënda. Kemi pasur raste që nga qelitë e burgut, të burgosurit menaxhojnë sistemin kriminal jashtë sistemit të burgut. Pra kontrollojnë krimin. Sistemi Bis-41 ishte shumë e nevojshëm. Ajo që dua të them që ne jemi të vendosur për të vazhduar me këtë sistem, për çdo të burgosur që plotëson këto kritere. Çdo i burgosur ka të drejtën për ankimuar vendimin në gjykatë. “, tha Kraja.

Regjimi kishte më shumë se dy vite që ishte gati, pas kalimit të ligjit në Kuvend, por nuk po zbatohej. Në muajin mars, SPAK, (Prokuroria e Posaçme), i kërkoi ministres Etilda Gjonaj të vepronte për të zbatuar 41 bis. Por, në fakt ky vendim u zbatua ditën e sotme.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet etilda gjonaj regjimi 41 bis etilda gjonaj regjimi 41 bis

Sondazh

Poll