Art&Argëtim

E padëgjuar më parë! Çiftet japoneze flenë në dhoma të ndara, ARSYET do ju habisin

29 Korrik 2020, 16:32 Nga DOSJA
E padëgjuar më parë! Çiftet japoneze flenë në

JAPONI- Çiftet japoneze  flenë të ndarë nga njëri- tjertri. Kjo është e padëgjuar në kulturat tjera por që ky zakon në kulturën japoneze nuk krijon probleme me intimitetin apo me marrëdhënien. Përkundrazi, ata mendojnë se kështu është më mirë për ta.

Por pse ata flenë të ndarë?

Gjëja e parë që i bën çiftet japoneze të flenë në shtretër të ndarë nga njëri tjetri është axhenda e punës. Ta zgjosh partnerenin nga gjumi vetëm se erdhe vonë nga puna në shtëpi apo do zgjohesh shumë herët, nuk përkthehet në orë qetësie për ta. Prandaj, kalimi i natës në dhoma të ndara është mëse normale për dhe duke fjetur në dhoma të ndara ata nuk I prishin qetësinë njëri tjetrit.

Mediat e huaja thonë se për një nënë japoneze, fjetja me fëmijën konsiderohet shumë e rëndësishme, prandaj babai duhet të vendosë nëse pranon të ndajë shtratin me ta, ose të shkojë në një dhomë tjetër. Referuar shkencës, fjetja e fëmijëve me prindërit i ndihmon të dyja palët të bëjnë gjumë më të mirë dhe më të qetë.

Fjetja me fëmijën e ndihmon atë të mbajë një temperaturë konstante dhe rrahje zemre normale në të njëjtën kohë. Përpos këtyre, fëmija rritet me më shumë vetëbesim, bëhet më shpejt i pavarur dhe ka prirje për të dalë me rezultate më të mira në shkollë.

Ndonëse shumë çifte nisin të flenë veç e veç atëherë kur mendojnë të tradhtohen, japonezët e shohin ndryshe. Ata e vlerësojnë mjaftueshëm gjumin dhe s’duan asnjë ndërhyrje që do të thotë: gërhitje, shkelmime, pagjumësi. Për ta, kjo mënyrë jetese nënkupton paqe në çift.

Burimi: brightside.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete japoni japoni

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 29 Korrik 2020, 15:43

FOTO-LAJM/ Baste për të infektuarit me COVID-19

TIRANË- Qytetarët kanë nisur vendosjen e basteve për shifrat e të infektuarve në Shqipëri. Sot teksa përfaqësuesja e ministrisë së Shëndetësisë lexonte dek...